Një atentat mafioz tronditi Lezhën këtë të diel, më 26 prill, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç. Çifti, prindër të katër fëmijëve, po udhëtonin në aksin Balldren–Torovicë, kur autorë ende të paidentifikuar u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me breshëri plumbash.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren.
“Rreth orës 14:50, në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren–Torovicë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe. Si pasojë e të shtënave, të dy kanë humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vend dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.
Kreshnik Mujeci ishte një emër i njohur për policinë. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin Mujeci, pasi dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.
Aktualisht, grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 19:12:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


