
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot në Tiranë në një protestë pas ngjarjeve të ndodhura të shtunën në Zvërnec.
Tubimi po zhvillohet si reagim ndaj dhunës së raportuar ndaj protestuesve gjatë kundërshtimit për projektin e resortit në zonë.
Protestuesit u mblodhën si fillim tek Ministria e Brendshme, e më pas u zhvendosën tek Kryeministria.
Kujtojmë se një ditë më parë, në Zvërnec pati tensione gjatë protestës, ndërsa pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan përplasje dhe momente dhune ndaj protestuesve nga roje private. Ngjarja solli reagime të shumta gjatë gjithë ditës.
Pas ngjarjes reagoi edhe Policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se ka nisur hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës, lidhur me menaxhimin e situatës gjatë protestës.
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, vendosi pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës deri në përfundim të verifikimeve.
Për zhvillimet në Zvërnec ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë lajmëron se nesër në orën 10:00 do të mbajë një komunikim live për të sqaruar të gjitha aludimet mbi resortin që planifikohet të ndërtohet në Zvërnec.
/vizionplus.tv
Protestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë pas incidentit në Zvërnec 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-31 18:22:16
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


