Një faqe në Facebook me emrin “Iran Military”, me mbi 270 mijë ndjekës dhe e njohur për shpërndarjen e lajmeve dhe propagandës pro ushtrisë së Iranit, ka publikuar një foto që lidhet me protestat në Shqipëri kundër projektit turistik në Zvërnec.
Në imazh shfaqet një fëmijë me flamurin shqiptar, ndërsa sipër fotos është vendosur mbishkrimi në anglisht: “Albania is not for sale” (Shqipëria nuk është në shitje). Ky slogan është përdorur gjatë ditëve të fundit nga protestuesit që kundërshtojnë projektin në zonën e Zvërnecit.
Shpërndarja e fotos nga një profil i tillë vjen pas qarkullimit në rrjet të disa videove të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin e animacioneve “Lego”, ku protesta shqiptare paraqitej si pjesë e një “rezistence” më të gjerë kundër Izraelit.
Këto materiale e zhvendosin debatin nga një çështje lokale shqiptare, që lidhet me territorin, mjedisin, pronën publike dhe transparencën e projektit, drejt një narrative gjeopolitike anti-izraelite dhe anti-amerikane.
Ende nuk ka një verifikim zyrtar që këto materiale janë pjesë e një fushate të koordinuar nga struktura shtetërore iraniane. Megjithatë, shpërndarja e tyre nga një profil me mbi 270 mijë ndjekës, që publikon rregullisht përmbajtje pro-Iranit, tregon se protesta shqiptare po tërheq vëmendjen e rrjeteve propagandistike të huaja.

Zvërneci/ Protesta kundër projektit turistik shpërndahet nga faqe pro-Iranit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-06 15:33:50
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


