
Romiri, Soni dhe Vanesa të cilët kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e tyre kanë qenë të ndryshme. Romiri ka dashur që të dijë më shumë rreth vajzës së tij dhe ecurisë së studimeve, ndërsa vajzat kanë kërkuar të dinë titujt e portaleve.
“Babi, për menaxhimin e artit e kisha live, për filmin ishte video call. Masteri i filmit më doli, jam pranuar, kurse menaxhimi i artit jo. Po pres edhe një konfirmim për bursën, besoj vjen nga mesi i majit. Unë nuk kam vendosur gjë akoma vetë, por po doli bursa unë besoj do e bëj masterin, por ka kohë për ta marrë vendimin përfundimtar”, thuhej në letrën që vajza i kishte dërguar Romirit.
“Isha në merak. Lajmet qënkan të mira dhe jam i qetë”, tha Romiri.
Ndërsa vajzat duhet të zgjidhnin mes dy formave, të pyesnin Chat GPT apo të shihnin titujt e portaleve.
“E vlerësoj avantazhin. Kërkesën time e kam bërë në një pikë emocionale kur nuk më kishin ndodhur disa gjëra këtu brenda. Nëse marr ndonjë ndikim, pozitiv apo negativ, nuk e di sa mund të ndikojë në gjendjen time”, tha Vanesa, teksa kundërshtoi të shihte informacionet e saj.
Ndërsa këngëtarja Soni Malaj zgjodhi titujt e portaleve, ku refuzoi të pranonte se ato që shkruheshin ishin të vërteta. Ajo madje hodhi poshtë edhe një deklaratë të Jonidës të bërë në Ferma Club. Jonida tha se ajo është këngëtare festivalesh, ndërsa Soni në club-e. Por kjo e fundit, renditi performancat e saj dhe pretendoi se deklaratat s’mund të ishin të vërteta.
“Unë jam mërzitur kur ka dalë Jonida dhe nuk bëj ironi. Nuk janë të vërteta farenuk besoj që Jonida të ketë thënë nëpër club-e sepse unë kam bërë sheshin Skënderbej, koncerte recitale tek Pallati i Kongreseve, tek Amfiteatri etj. Nuk i bësoj”, tha Soni.
Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhiqet: Nuk dua të ndikohem emocionalisht 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-11 23:55:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


