Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke deklaruar se skenari i protestave tashmë është zbardhur plotësisht.
Sipas tij, kërkesat e protestuesve u lexuan nga Dritan Goxhaj, të cilin ai e cilësoi si një “zëdhënës” të regjimit terrorist të Iranit që sulmon SHBA-në, Izraelin dhe Shqipërinë.
Balla e quajti të paimagjinueshme që një ish-pjesëtar i UÇK-së të bëjë avokatin e Iranit kundër aleatit strategjik, duke mbyllur reagimin me mesazhin se “patriotët” dhe ditëzinjtë tashmë kanë marrë vulën e turpit.
“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.
Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, ka shkruar Balla.
“Skenari u zbardh plotësisht”/ Balla: Deklaratë në emër të protestuesve nga “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-22 20:10:43
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


