Mirlind Daku mbylli kapitullin me Rubin Kazan mes emocionesh, ndërsa transferimi te Spartak Moska po shoqërohet me polemika. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën që e mbajti veshur për tre sezone, duke e mbyllur aventurën në mënyrën më të bukur.
Tifozëve u dhuroi golin vendimtar në fitoren Akron Tolyati, ndërsa pas vërshëllimës finale emocionet pushtuan stadiumin. Shokët e ekipit e përqafuan dhe e ngritën disa herë në krahë, ndërsa sulmuesi nuk i mbajti dot lotët. Edhe tifozët e Rubin Kazanit e duartrokitën gjatë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë tre sezoneve, ku u kthye në një nga futbollistët më të dashur të skuadrës.
Ndërkohë, kalimi i tij te Spartak Moska ka sjellë 11 milionë euro në arkat e Rubin Kazanit dhe një kontratë 3-vjeçare nga e cila Mirlind Daku do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.
transferimi nuk ka kaluar pa polemika. Një grup ultras i Spartakut, i njohur si “Crazy North”, publikoi në rrjetet sociale një deklaratë ku shprehte kundërshtimin për blerjen. Në reagim janë përdorur slogane raciste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa mbështetja jepej për Serbinë. Pavarësisht sinjaleve për një fillim të vështirë vetë klubi i ri i Dakut nuk dha një deklaratë zyrtare.
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-08-03 21:03:35
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


