
Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga autoritetet në fshatin Fushë Mamurras të Kurbinit. 57-vjeçarja Violeta Shpani ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, 85-vjeçaren D. Sh.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kurbinit ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill të këtij viti (2026). Fillimisht rasti është raportuar si një vdekje natyral, më pas nga hetimet është zbuluar se e moshuara kishte humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë.
Për këtë rast është proceduar penalisht edhe një mjekje, pasi kjo e fundit e kishte plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk raportoi në polici rastin.
Njoftimi i policisë
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”.
Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin.
Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja.
Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.
Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.
Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja Violeta Shpani., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.
Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Vajza vret nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga policia, procedohet mjekja që plotësoi aktin për vdekje natyrale (EMRI) 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-06 12:01:59
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


