Vrasja e 45-vjeçarit Valter Lleshi në Reps të Mirditës vijon të mbetet pa autorë dhe pa një shkak të qartë.
Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar vetëm në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës para atentatit. Sipas asaj që është mësuar deri më tani, Lleshi kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë në Reps, ku punonte.
Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, kolegu i tij ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm drejt vendit të punës, për t’u ndeshur me pritën që i mori edhe jetën.
Familjarët e viktimës, të marrë në pyetje nga grupi hetimor, kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo problem të mundshëm dhe se nuk kanë asnjë dyshim mbi autorët.
Ndërkohë, edhe kolegu që udhëtonte me të ka pohuar se nuk kishte vënë re asnjë shqetësim te Lleshi dhe se ai ishte nisur normalisht drejt punës./abcnews.al
Vrasja në Mirditë, pyeten familjarët e viktimës: Nuk kemi konflikte me askënd, nuk e kemi parë të shqetësuar 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-16 09:19:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


