Rrënjët nuk harrohen kurrë dhe diçka e tillë mund të thuhet dhe për nipat e aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu.
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen që janë dhe pasardhësit e shqiptar të madh janë nderuar me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit.
Nicolas Berggruen është një filantropi dhe mendimtar i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, ndërsa Olivier Berggruen është historian arti.
I ftuar në “Top Story” Nicolas Berggruen, u shpreh se ndodhet në Shqipëri për t’u rilidhur me rrënjet.
“Kam një lidhje me Shqipërinë. Ndodh që gjyshi im është nga Shqipëria, babai i nënës sime. Fatkeqësisht nuk e kam njohur.
Ka vdekur shumë kohë më parë, por u bë i njohur në Shqipëri; por, në fakt, ai e kishte shtrirë aktivitetin e tij në të gjithë Evropën para Luftës së Dytë Botërore dhe u bë shumë i njohur në Evropë. Kam ardhur në Shqipëri në një farë mënyre për t’u rilidhur me këto rrënjë dhe, në një farë mënyre tjetër, thjesht sepse është një vend që është transformuar shumë dhe vazhdon të transformohet. Pra, është një vend vërtet shumë interesant.
Herën e parë që erdha, besoj se ishte në vitin 1994. Por në atë kohë ishte një vend shumë i egër dhe keni bërë një përparim të jashtëzakonshëm. Sa herë që vij, më duket si një vend i ri. Pra, është vërtet shumë emocionuese”-u shpreh Berggruen.
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-26 21:21:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

