Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori gjigant lateral të hundës është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë QSUT, e cila vlerëson punën dhe bashkëpunimin e ekipit multidisiplinar që u angazhua në trajtimin e pacientit.
Sipas njoftimit, vetëm dy javë pas konsultës së parë në Shërbimin e Otorinolaringologjisë (ORL), pas vlerësimit të plotë të rastit, mjekët përcaktuan strategjinë e trajtimit dhe realizuan ndërhyrjen kirurgjikale.

Në këtë proces u angazhua ekipi i ORL-së, nën drejtimin e shefes së shërbimit, Prof. Dr. Birkena Qirjazi, së bashku me mjekët specialistë Dr. Tedi Minarolli, Dr. Kristi Tata dhe Dr. Arli Kokomani. Pjesë e ekipit ishin edhe mjekët anestezistë Dr. Arbër Gjermeni, Dr. Andi Gjini dhe Dr. Bensar Shuteriqi, si dhe personeli infermieror i sallës operative.
QSUT ka shprehur mirënjohje për të gjithë profesionistët e përfshirë në këtë ndërhyrje, duke vlerësuar përkushtimin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin e tyre. “Pas çdo ndërhyrjeje të suksesshme qëndrojnë dija, përvoja dhe forca e punës në ekip”, thuhet në mesazhin e institucionit.


IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-11-10 00:02:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


