
Këtë të dielë Dega e Partisë Demokratike në Elbasan po zhvillon zgjedhjen e drejtuesit të ri të saj. Në garë janë 5 kandidatë, Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni si dhe Alis Narazani.
Por teksa ky proces shihet si vendimtar për të ardhmen e degës në këtë qytet, anëtarët po përballen me heqjen e emrit të tyre nga listat e anëtarësisë.
Doris Madhi, aktualisht drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, thotë se është hequr pa asnjë njoftim nga lista.
“Vendimet merren në mënyrë arbitrare dhe jashtë çdo rregulli. Ky proces nuk është më demokratik”, tha Doris Madhi
Nga lista mësohet se është larguar edhe emri i Zheni Gjergjit, pasi ajo u emërua drejtoreshë në Spitalin e Elbasanit, apo edhe emri I Alesia Balliut.
Kjo e fundit ka shpallur publikisht ambicien për të kandiduar në garën për kreun e Partisë Demokratike, përballë Sali Berishës.
Kjo valë përjashtimesh vjen vetëm disa ditë pasi PD, përjashtoi si këshilltarë të saj në Këshillin Bashkiak të Durrësit Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun, pasi këto të fundit mbështetën lëvizjen e Ervin Salianjit.
PD, përjashtime edhe në Elbasan, hiqen nga lista e anëtarësisë Doris Madhi, Zheni Gjergji dhe Alesia Balliu 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-29 13:50:29
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

