
Një ngjarje e rrallë është raportuar në Jerusalem, ku për herë të parë një patriark i kishës katolike është ndaluar të hyjë në Kishën e Varrit të Shenjtë, një nga vendet më të shenjta të krishterimit.
Ndalimi lidhet me masa të shtuara sigurie në qytet, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta. Ky zhvillim është konsideruar i pazakontë, duke qenë se Varri i Shenjtë tradicionalisht ka qenë i aksesueshëm për drejtuesit fetarë dhe besimtarët. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim të plotë publik mbi rastin.
Patriarkana Latine e Jerusalemit reagoi ashpër për situatën
“Për herë të parë në shekuj, udhëheqësve të Kishës u është penguar të kremtojnë Meshën e së Dielës së Palmave në Kishën e Varrit të Shenjtë. Ky incident shënon pikën më të ulët në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Kishës Katolike në një kohë të gjatë”, thuhet në deklaratë.
Gjatë meshës të së dielës papa ka dhënë një mesazh të fortë kundër luftës, duke theksuar se feja nuk mund të përdoret për të justifikuar konfliktet e armatosura.
Ndërkohë, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka shprehur shqetësim për situatën
“Ky vendim i nxituar dhe thelbësisht i gabuar, përfaqëson një largim serioz nga parimet themelore të, lirisë së adhurimit dhe respektit për Status Quo-në. Patriarkana Latine e Jerusalemit dhe Kujdestaria e Tokës së Shenjtë shprehin keqardhjen e tyre të thellë për besimtarët e krishterë në Tokën e Shenjtë dhe në të gjithë botën që lutja në një nga ditët më të shenjta të kalendarit të krishterë është penguar në këtë mënyrë”, tha Meloni.
Kjo nuk është hera e parë që Izraeli kufizon aksesin në vendet e shenjta në Jerusalem. Rreth dy javë më parë, gjatë festës së Bajramit nuk është lejuar gjithashtu pjesëmarrja e besimtarëve muslimanë në faljen tradicionale./vizionplus.tv
Izraeli bllokon klerikët katolikë, për herë të parë ndër shekuj nuk lejohen të shkojnë në Kishën e Varrit të Shenjtë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-29 13:44:15
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
