
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe studentët, ku u ndal te ecuria e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama komentoi edhe mbi hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve publikë.
Sipas Ramës, rreth 85% e çështjeve që lidhen me zyrtarë publikë i përkasin mandatit të parë të qeverisë së tij ose periudhave para saj. Ai theksoi se kjo tregon një tendencë në ulje të rasteve, dhe jo rritje, siç perceptohet shpesh në publik.
“85% e çështjeve të SPAK-ut që kanë të bëjnë me zyrtarët publik i përkasin mandatit të parë tonit dhe rasteve para nesh. Kjo tregon që rastet kanë ardhur duke u bërë më pak e më pak. Jo më shumë e më shumë. Por në ndryshim me vendet e tjera që i kanë ndërtuar këto institucione kohë më parë, këto janë institucione të reja që gërmojnë në të kaluarën. Realiteti është shumë më ndryshe nga si pikturohet ditë natë në ato pasqyrat.
Në kohën që ne jetojmë sot me atë shpejtësinë që kanibalizohet opinioni duke hedhur lajmet si fakte, gjithë ata që lexojnë priren t’i besojnë“, tha Rama.
/vizionplus.tv
“85% e çështjeve ndaj zyrtarëve publikë në SPAK i përkasin mandatit të parë”, Rama: Rastet kanë ardhur në rënie 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 07:52:56
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


