Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak të Tirana.
E ftuar në “Off the Record” në A2 CNN, Kuko u shpreh se nuk dëshiron të japë një koment të plotë për një proces që ende nuk ka marrë formën e një diskutimi politik, por ndau një vlerësim personal për deputetin Braçe.
“Unë dua ta ndaj pak në fillim, nuk dua të komentoj ende një proces që nuk ka marrë formën e një diskutimi politik. Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për deputetin Braçe, për temat që ai ngre, por mbi të gjitha për mënyrën se si ai e ushtron, si me thënë, moralisht profesionin e deputetit, duke qenë gjithë kohës pranë komunitetit. Ky është mendimi im personal,” u shpreh ajo.
Kuko theksoi më tej se Tirana ka nevojë për një drejtim të qartë, duke nënvizuar problematikat që, sipas saj, janë krijuar gjatë vitit të fundit.
“Mendoj që bashkia e Tiranës ka nevojë patjetër për një drejtim. Besoj që ngjarjet e këtij viti të fundit kanë krijuar një lloj avarie në mënyrën e funksionimit të qytetit. Ne e ndjejmë të gjithë,” tha deputetja.
“Po flasim për bashkinë më të madhe. Po flasim për një metropol. Tirana nuk është thjesht një qytet. Një lagje e Tiranës është sa gjithë qarku i Korçës, nëse e shohim në shifra. Ka nevojë për punë të përditshme, për pastërti, për rrugë, për çerdhe, kopshte, shkolla – për jetën e përditshme,” u shpreh ajo.
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 21:37:44
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


