
Belina Pupa, bashkëshortja e fermerit Elvis Pupa ishte e ftuar këtë të premte në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes.
Ajo nënvizoi se Visi është një konkurrentë që karakterizohet nga humori dhe batutat e jo nga dramat. Pupa tregoi dhe një anë tjetër të fermerit, atë që ende nuk e ka shfaqur në Ferma VIP 3.
“Nuk duhet ta shihnin Visin me nerva”, tha bashkëshortja, duke shtuar se ajo është e vetmja që mund t’a çojë në atë gjendje.
Pupa vlerësoi formatin e Ferma VIP, teksa theksoi gjithashtu se publiku e ka më të lehtë të gjykojë nga jashtë, ndërsa për konkurrentët realiteti është më i vështirë për shkak të jetesës së përditshme nën vëzhgimin e kamerave.
Pjesë nga biseda:
Belina Pupa: Ka qejf që çdo situatë që është stresuese ta kthejë në gallatë, në shaka.
Brunilda Lahe: E zhdramatizon çdo gjë.
Belina Pupa: Nuk është për dramë, nuk është për zhurmë. Visi ka edhe një gjë tjetër, mos e ço në atë pikë, se nuk duhet ta shohësh Visin me nerva.
Brunilda Lahe: Kush mund ta çojë në atë pikë Visin?
Belina Pupa: Unë, vetëm unë.
Brunilda Lahe: Po ti nuk je brenda. Nga fermerët e tjerë kush mundet?
Belina Pupa: Dhe shyqyr që nuk jam brenda. Ai format është shumë i vërtetë, tregon se si është shoqëria jonë pak a shumë. Fillojnë me xhelozitë e vogla, që do bëhen me skuadra me njëri-tjetrin. Rivaliteti. I ka të gjitha në një kohë shumë të shpejtë. Ne nga televizori e kemi shumë të lehtë të gjykojmë, se nuk ia kemi idenë të jetojmë me gjithë ato kamera çdo ditë.
“Ferma Vip 3” sonte në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, në dy kanalet e dedikuara si dhe 24 orë live në platformën Youtube. /vizionplus.tv
“Elvis Pupa nuk është për drama”, bashkëshortja e fermerit: Me nerva mund t’a bëj vetëm unë! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-03 18:51:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


