
“Ferma VIP”, në natën e tretë prime, përcolli përmes ekranit të Vizion Plus gjithë magjinë e një formati të pakrahasueshëm.
Diskutimet dinamike, eliminimet, hyrjet e reja, historitë emocionuese dhe surprizat mbizotëruan në këtë mbrëmje të gjatë.
Xhesi Loci, ishe i eliminuari i parë e edicionit të tretë, i cili pas një përballje me DJ Fairfax, në bazë të votave të publikut u largua nga Ferma Vip. një rrugëtim i bukur, ndonëse i shkurtër ky për fermerin që në javën e parë dhuroi shumë.
Një nga sfidat më interesante ishte ajo e “100 fakteve mbi bujqësinë dhe blegtorinë”, e dhënë nga Agai më 1 prill. Sfida nga e cila doli fitues grupi i Mimozës, duke siguruar një javë imune në fermë.
Ndërkohë, grupi i Romirit, si humbës i sfidës, u përball me një disavantazh. Ata nisën një zinxhir shpëtimi, që filloi me Romirin si lider. Në fund të zinxhirit, Akili, Indri, Rafaela dhe Gresa mbetën katër të fundit dhe shkuan në nominim. Publiku do të vendosë se cili prej tyre do të shpëtojë.
Deri në prime-n e radhës, katër fermerët ndodhen në televotim për më të preferuarin. Ky votim do të përcaktojë se cili prej tyre do të shpëtojë, ndërsa tre të tjerët do të përballen me një televotim tjetër për eliminim të hënën.
Mbrëmja vijoi me surpriza të tjera, përfshirë dy hyrje të reja që befasuan si konkurrentët, ashtu edhe publikun. Anada Nikollari dhe Ilir Shaqiri janë dy fermerët e rinj që iu bashkuan “Ferma VIP 3”.
Ndërkohë, zhvillimet në fermë nxorën në pah qëndrimet e secilës palë. Jo pak vëmendje mori edhe shpallja e Mimozës si më e preferuara, duke shkaktuar tension mes banorëve, të cilët e konsideruan vendimin të padrejtë.
Sipas tyre, Mimoza ka përfituar duke thyer rregullat dhe duke përdorur strategji që i japin avantazh ndaj pjesëmarrësve të tjerë.
Nga ana tjetër, një surprizë e bukur u rezervua edhe për Khubën, duke sjellë emocione të veçanta në fermë.
Për të mos humbur asnjë moment nga “Ferma VIP”, zhvillimet më të fundit dhe surprizat mund t’i ndiqni 24 orë përmes dy kanaleve të dedikuara, si dhe në përmbledhjet ditore në orën 17:00 në ekranin e Vizion Plus./Vizionplus.tv
Eliminime e hyrje në “Ferma VIP 3”! Xhesi Loci largohet me votat e publikut, në garë Anada Nikollari dhe Ilir Shaqiri 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 10:58:00
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


