Analisti Roland Bejko tha se mungesa e respektimit të votës brenda PD i heq Berishes moralin për të kërkuar zgjedhje të ndershme në vend, si dhe i cilësoi partite ne vend si struktura të kontrolluara fort nga kryetarët.
Ai u shpreh se rasti i kandidimit të Erion Braçes në Tiranë shihet si sfidë ndaj lidershipit, ndërsa theksoi se situata favorizohet edhe nga një opozitë e dobët dhe pa struktura.
“Berisha nuk është njeri që e respekton votën brenda partisë dhe më pas t’i thotë Ramës të bëjë zgjedhje të ndershme në vend. Kur nuk e ke respektuar këtë brenda partisë, nuk ke kartë morale t’i thuash Ramës. Partitë politike kryesore në vend, bashkë me të rejat, janë parti patriarkale që kontrollohen nga kryetarët. Veteofrimi i Braçes për Tiranën shihet si një dramë e madhe, pas Moza Ahmetit për klikime i dyti mendoj që është Braçe dhe i treti Salianji. Pse bëhet e jashtëzakonshme? Bëhet sepse autoriteti i kryetarit është shumë i fortë dhe ka kontrolluar partinë. Braçe nuk ka kërkuar mendim, e ka ndarë mendjen që do jetë kandidati për Tiranën dhe këtë e bën në emër të PS.
Veprimi i tij lexohet si i tillë, quhet “atvrasje” sepse ka kundërshtuar kryetarin. Siglën e PS e ka në dorë Rama dhe po ia jep Manastirliut. Nëse e ke vendosur të kandidosh, mund të kandidosh pa siglën e PS. Ramës i duhet Ogerta, jo Braçe; natyra e tij politike është që kërkon të kontrollojë çdo pushtet. Në kryeqytet do të vendosë dikë që i bindet atij dhe të respektojë shijet arkitekturore të Ramës. Braçe duhet ta mendojë mirë a do dalë apo jo i pavarur; ka një simpati për ata që sfidojnë liderin. Braçe duhet të bëjë sondazhe dhe të shohë mbështetjen; atë e favorizon që ka një PD që nuk frymëzon dhe është pa struktura.”
Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-04 22:19:36
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


