
Përdorimi i gjuhës ofenduese dhe denigruese ka bërë që Agai të marrë një vendim drastik ndaj Ilirit.
Në zarfin e lexuar nga moderatorja Arbana Osmani, Agai kishte marrë një vendim për Ilirin dhe Akilin. Por duke qenë se ky i fundit u largua nga gara, pas votimit të publikut, dënimi është vetëm i Ilirit. Balerini do të qëndrojë vetën tek Fakiri, duke mos pasur mundësi të frekuentojë ambientet e tjera të fermës. Po ashtu, ai do të ketë në ngarkim punët e stallës, çdo mëngjes e çdo mbrëmje.
Agai paralajmëroi edhe fermerët e tjerë që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur dhe mos shkelin rregulloren dhe kodin etik.
“Ilir dhe Akil. Me anë të këtij komunikimi iu bëj me dije se është vërejtur përdorimi i gjuhës së papranueshme, ofenduese, denigruese dhe diskuriminuese, jo vetëm ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj fermerëve të tjerë. Edhe pse ju jeni njohur paraprakisht që kjo sjellje është në kundërshtim me rregullat, kodin tonë të etikës dhe mënyra se si duhet të jetë një shfaqje televizive që e ndjek i madh dhe i vogël, ju keni vazhduar. Si pasojë, ky do të jetë paralajmërimi i parë dhe i fundit për ju dhe për këdo që do të zgjedhë që këtë garë do e vazhdojë duke mos respektuar rregullat. Nga ky moment, ju do të izoloheni tek fakiri. Jo vetëm do të flini, por pa patur mundësinë të frekuentoni ndonjë ambient tjetër të fermës, përveç stallës, punë tek të cilat do i keni në ngarkim vetëm ju”, thuhej në zarfin e lexuar nga Arbana.
Gjuhë ofenduese dhe denigruese, Agai dënon Ilirin, paralajmëron fermerët e tjerë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-06 23:57:05
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


