Elbasani triumfoi 3-0 ndaj Partizanit, në duelin e javës së 31-të në Superiore. Ndonëse luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 21-të, verdheblutë ia dolën të marrin 3 pikë të arta në luftën për titull.
Ndeshja nisi e bukur dhe me raste nga të dyja ekipet. Emiljano Musta u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të, pasi ndali Sidibe, si lojtari i fundit.
Në superioritet numerik, Partizani krijoi disa raste të mira për shënim, por nuk i konkretizoi si duhej. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta foli e gjitha për vendasit.
Ze Gomes zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 56-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium. Fillimisht gjuajtja e sulmuesit u ndal nga Qirko, por penalltia u përsërit, pasi portieri kishte kaluar vijën. Në tentativën e dytë, Ze Gomes u tregua i saktë.
Partizani provoi të reagojë, por ishte edhe i pafat, me Doumbia që u ndal nga tranversa në minutën e 87-të.
Vetëm dy minuta më vonë, pas një kundërsulmi, Tsague shënoi të dytin, duke vulosur fitoren. Spektakli i vendasve nuk përfundoi këtu, pasi në minutën e katërt shtesë, Kasa shënoi edhe të tretin për verdheblutë.
Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese. Partizani zbret në vendin e pestë me 44 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt.
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-13 19:27:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


