
Nga data 10 Prill ka nisur të zbatohet sistemi i hyrje-daljeve në zonë Shengen, nëpërmjet identifikimit elektronik, por ky process po shoqërohet me kaos, vonesa, dhe me humbje të fluturimeve.
Mijëra pasagjerë që hyjnë në territorin e BE-së po detyrohen të presim me orë të tëra deri sa të gjithë të bëjnë identifikimin elektronik.
Edlira Margilaj, përfaqësuese e Autoritet të Aviacionit Civil e ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus ka dy këshilla për pasagjerët.
“Nga ajo çfarë kemi parë është se praktikisht po krijohen vonesa deri në përfundimin e procesit të regjistrimit të pasagjerëve. Të dhënat tregojnë se ky proces do të zgjaste deri në 70 sekonda, por në fakt po zgjat 2-5 minuta. Në raste të tilla pasagjerët që janë tranzit janë dhe shqetësimi më i madh. Në situata të tilla sugjerohet që mos të përdorin tranzit me afat kohë 1 orë. Nevojitet 2 orë edhe më shumë koha e tranzitit. Ndërkohë sugjerimi i dytë është që për udhëtimet me dy segmente, pra me tranzit të përdoret e njëjta kompani fluturimi, pasi kompanitë janë në monitorim të pasagjerëve, ndaj kanë informacionin e duhur për të pritur pasagjerët”, tha Margilaj në Vizion Plus
Por eksperienca e kohëve të fundit ka treguar se ka patur dhe humbje të fluturimeve për shkak të këtyre vonesave. Por në rastin konkret pasagjeri nuk është i mbrojtur.
“Vonesat që vijnë për shkak të kompanive të fluturimeve janë të kompensueshme, por në rastin konkrete vonesat po vijnë nga pikat kufitare, pra nga shteti përkatës. Në raste të tilla legjislacioni i BE nuk parashikon kompensime, ndaj dhe pasagjerët janë të pa mbrojtur në këtë situatë”, tha Margilaj
Sipas Margilajt shumë aeroporto po krijojnë korridore të posaçme për ata pasagjerë që janë tranzit për të mos patur vonesa. Por sipas saj, kjo është një periudhë tranzitore, e cila do të marrë kohën e nevojshme deri në përfundimin e plotë të regjistrimit të shtetasve, jo rezident në BE.
/vizionplus.tv
Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-19 18:58:40
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


