Shqipëria e ka të sigurt të paktën një medalje.
Europiani i mundjes që po zhvillohet në Tiranë përjetoi suksesin e Islam Dudajevit, që fitoi tri ndeshje dhe hyri në zonën e medaljeve në peshën deri 65 kg të stilit të lirë.
Luftëtari me origjinë çeçene, kaloi radhazi turkun Ahmed Duman, pastaj gjeorgjanin Zakashvili në çerekfinale, për të mundur në gjysmëfinale rusin Guseinov.
Fitore të thella me shifra 6-1, 3-1 e 4-0, dhe finalja për medaljen e artë është sot në orën 18:20 në Arenën “Feti Borova” në kryeqytet ndaj rusit tjetër, Magomedov.
Me sukses e nisi edhe veterani Zelimhan Abakarov, gjithashtu në stilin e lirë.
Ish-kampioni i Europës i vitit 2022 mundi në ndeshjen kualifikuese italianin Simone Vincenco Pirodu madje me rezultatin e thellë 12-2, dhe vazhdon rrugën drejt zonës së medaljeve.
Mundja është një nga sportet më të rëndësishme të Shqipërisë për momentin, sepse falë kampionëve të natyralizuar, ka arritur të fitojë dy medaljet e para olimpike falë Çermen Valijevit dhe Islam Dudajevit, në Paris 2024./abcnews.al
Europiani, Dudajev për medalje/ Mundësi i Shqipërisë lufton për arin në peshën deri 65 kg 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-25 14:27:48
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


