Monolog i mashtrimeve, i cilësoi Sali Berisha qëndrimet e kryeministrit Rama në podkastin e të dielës, duke u ndalur tek deklarata e Edi Ramës për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Greqinë brenda vitit.
“Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë”, tha Berisha.
“U rikthye prapë tek paketa e mafies. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë. Një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama ishte pikërisht ky ligj dhe tani premton lehtësira për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë”, u shpreh Berisha.
Përgjigje i dha edhe lehtësirave fiskale, që kryeministri premtoi për biznesin e vogël e të mesëm përmes programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.
“E vërteta është se ekonomia shqiptare është në kolaps, se prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial janë në recesion prej dy-tre vitesh. Ekonomia shqiptare mbahet nga aparati i drogës, sektori i ndërtimit, me një tregues tre herë më të lartë se në Bashkimin Europian”, deklaroi Berisha.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kur foli për sigurinë ushqimore.
“Mashtrim, Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri”, shtoi kreu demokrat.
Berisha kritikoi gjithashtu qeverinë për qëndrimet në politikën e jashtme dhe mungesën e reagimit ndaj deklaratave fyese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Akt i turpshëm, antikombëtar!”, deklaroi ai.
Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-26 18:06:59
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


