Ish deputeti i PD, Enkelejed Alibeaj mendon se protestat e opozitës nuk sjellin më asnjë ndryshim. Sipas tij, ato nuk kanë asnjë rezultat dhe se numri i pjesëmarrësve sa vjen është edhe më i ulët.
Sipas Alibeajt, kreu i PD Sali Berisha është në agoni dhe se partinë e ka degraduar. Alibeaj thotë se figura e Berishës tashmë është e rrëzuar.
“Shoh një rënie gjithmonë e më tepër të mbështetjes së militancës së Partisë Demokratike tek idhulli i tyre, ish-idhulli i tyre, Sali Berisha. Protestat erdhën gjithmonë e duke u rrudhur. Foltoret që bëjnë çdo të hënë, janë një ritual i përzishëm. Po kjo mund të merret edhe si një apati e shoqërisë për të marrë pjesë në protesta.
Jo vetëm aq. Partia Demokratike ka ditur gjithmonë të organizojë protesta të mira. Njerëzit sot janë më të informuar. Dhe kam parë, të paktën nga 2024, kur e morën vulën, se ai ishte momenti ku thanë që jemi më të mëdhenj, më të bashkuar, më të fortë, kemi vulën, tashmë do ta rrëzojmë Edi Ramën, premtimet e Sali Berishës për të rrëzuar Edi Ramën kanë qenë që në çdo tre muaj do ta kishte rrëzuar.
Kjo është një lloj ngopje e madhe që ka ndodhur dhe me militancën, dhe me këdo njeri me dy pare mend në kokë. Dhe ata njerëz, pavarësisht se nuk e thonë, nuk e flasin, nuk e artikulojnë, e ndjejnë brenda vetes ftohjen që kanë me këtë lloj sjelljeje, me këtë lloj qasjeje, me këtë lloj personazhi politik. Dhe mos duket çudi, unë nuk e di si do të ishte rezultati, por çdo kandidat i mundshëm në këtë garë do të merrte një numër domethënës mbështetje në vota, që do të rrëzonte pastaj diçka tjetër. Këtë do ta rrëzonte, ta them që tani.
Do të rrëzonte monumentin e besnikërisë dhe të idhujtarisë që ky njeri beson që ka tek demokratët. Kjo është t’i heqësh tullën e fundit Sali Berishës. Dhe është në degradim final.
Ky, me sa duket, është interesi i vetëm se përse qëndron fort aty dhe do të mbajë gjithmonë një parti besnikësh, e rrudhur, por besnikësh. Ky është destinacioni i fundit i kësaj partie, derisa në një moment tjetër, me sa duket, të sfidohet nga një tjetër lëvizje partiake”, shtoi ai.
“Po i bie miti i idhullit!”, Alibeaj: Berisha në degradim total dhe agoni! Protestat po rrudhen 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-02 10:35:58
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


