Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk është “i kënaqur” me propozimin e fundit të Iranit për zgjidhjen e konfliktit, duke theksuar se deri tani janë bërë publike vetëm pak detaje.
“Po kërkojnë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Ndërkohë, një zyrtar i lartë iranian ka përshkruar disa nga pikat kryesore të një kuadri të mundshëm marrëveshjeje. Sipas tij, propozimi përfshin përfundimin e luftës me garanci se Izraeli dhe SHBA nuk do të kryejnë sulme të reja ndaj Iranit, hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit dhe heqjen e kufizimeve amerikane ndaj vendit.
Po ashtu, sipas këtij zyrtari, bisedimet e ardhshme për programin bërthamor do të zhvillohen në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane. Uashingtoni do të njihte gjithashtu të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore, edhe nëse aktiviteti do të pezullohej përkohësisht.
“Sipas këtij kuadri, negociatat mbi çështjen më të ndërlikuar bërthamore janë zhvendosur në fazën përfundimtare për të krijuar një atmosferë më të favorshme”, citohet të ketë thënë zyrtari për Reuters.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur se nuk do të përfundojnë luftën pa një marrëveshje që garanton se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.
Debati mbi programin bërthamor të Iranit ka një histori të gjatë. Në vitin 2018, Donald Trump tërhoqi SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e arritur gjatë administratës së Barack Obama-s, e cila synonte të kufizonte aktivitetin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Sipas marrëveshjes së atëhershme, Irani kishte pranuar të reduktonte ndjeshëm rezervat e uraniumit dhe të mbante nivelin e pasurimit në 3.67%, shumë nën nivelin e nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore. Ekspertët thonë se për përdorim civil në centrale bërthamore nevojitet pasurim deri në rreth 5%, ndërsa për armë bërthamore kërkohet rreth 90%.
Nga pasurimi i uraniumit te heqja e sanksioneve/ Pse Trump refuzoi propozimin e fundit të Iranit? 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-02 19:53:13
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


