Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni 66-vjeçar Rexhep Ismaili.
ABC News mëson se zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie.
Sipas informacioneve paraprake, njëra nga palët është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili për t’u sqaruar lidhur me konfliktin për një pronë.
Mësohet se gjatë debatit situata është përshkallëzuar në konflikt fizik mes palëve.
Në ato momente, nga ana e personave që ndodheshin në lokal dyshohet se është nxjerrë një armë automatike me qëllim goditjen e personave që kishin mbërritur aty.
Pas kësaj, pala tjetër ka hapur zjarr me armë, duke shkaktuar vrasjen e Rexhep Ismailit. Burimet bëjnë me dije se dyshohet të ketë edhe persona të plagosur nga pala e autorëve të dyshuar.
Sipas të dhënave paraprake, disa persona kanë hyrë në ambientet e lokalit të maskuar. Hetuesit po verifikojnë nëse konflikti lidhet me pronësinë e karburantit ku ndodhi ngjarja ose me një pronë tjetër në Ksamil, konkretisht një plazh i njohur si “Pema e Thatë”, që rezulton në pronësi të viktimës.
Ndërkohë, Policia vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
DETAJE/ Konflikti për pronën i mori jetën biznesmenit në Sarandë! Shkëmbim zjarri në lokalin ku ndodhej 66-vjeçari 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-07 21:54:38
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


