TIRANË– Alesia Balliu ka bërë akuza të forta ndaj Sali Berishës lidhur me procesin e 23 majit, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
E ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu deklaroi se i ka dërguar e-mail kancelarive perëndimore dhe ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të denoncuar, sipas saj, “farsën” e 23 majit me të cilën Berisha po uzurpon Partinë Demokratike.
Ajo u shpreh se nuk ka garë dhe Berisha e ka shkelur statutin e Partisë Demokratike. Sipas Balliut, nëse do të kishte një proces të rregullt, ajo dhe Ervin Salianji do të kishin mundur Berishën në garën për kryetarin e PD.
Më tej, ajo theksoi se ka nisur kontakte me ndërkombëtarët dhe se ka marrë reagime dhe takime për çështjen që ka ngritur. Balliu shtoi se bashkë me Salianjin po zhvillojnë një betejë për demokracinë dhe parimet demokratike brenda PD-së.
“I kam çuar e-mail tim të gjithë kancelarive perëndimore, por edhe ambasadave si asaj të SHBA dhe Britanisë së Madhe. Duke parë të gjithë ndodhitë, isha e detyruar që të merrja hapat për të denoncuar farsën, me të cilën Berisha po uzurpon PD. Me garë unë dhe Salianji e mundnim. Berishë frikacaku e dinte këtë gjë.
Nuk është garë. Ka shkelur statutin e Partisë Demokratike. E kam denoncuar dhe do kem takime në muajt në vijim, kam marrë reagime dhe kam marrë takime me ndërkombëtarët. Unë e Salianji po bëjmë një beteje për demokracinë dhe parimet demokratike.Do ta çoj në gjyq për nenin që ka propozuar vetë dhe e ka miratuar vetë. Po përgatis një padi ndaj Berishës, ka marrë peng PD.”, theksoi Balliu/ abcnews.al
“Po përgatis padi ndaj Berishës”, Alesia Balliu: Kam denoncuar farsën e 23 majit në kancelaritë perëndimore 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-16 21:57:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


