Kreu i LZHK Dashmir Shehi mendon që protesta për mbrojtjen e Zvërnecit ka substancë politike dhe nëse qytetarët përgjigjen, mund të hapë një shteg të ri me njerëz dhe fytyra të reja.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Shehi thekson nevojën që ka Shqipëria për të sfiduar dualizmin PS-PD. Sipas tij kemi të bëjmë me një keqqeverisje që po qëndron gjatë në pushtet dhe një opozitë që s’i përgjigjet detyrave të saj.
“Protesta ka brenda një tharm politik. Ato s’po kërkojnë na rregulloni Zvërnecin. Ata thonë që të iki Edi Rama, dhe kjo është substanca politike e protestës. Nëse do ketë një ndjekje, edhe rritet, do i gjejnë edhe shefat politikë, s’kanë rëndësi kush janë. Puna është a e mbajnë gjallë këtë histori politike. Kjo mbahet gjallë nëse i përgjigjet qyteti. Qytetarët e kuptojnë që ky është një moment. I ftoj ta bëjnë këtë punë. Të hapin një shteg të ri, një trajektore të re politike, me njerëz të ri dhe fytyra të reja. Kjo mund të jetë gjëja e re për politikën shqiptare, që të sfidojë këtë lloj dualizmi që kemi, që edhe merren vesh me njëri-tjetrin, për pothuajse të gjitha gjërat. Ka një keqqeverisje që po zgjat dhe një opozitë që s’është në gjendje t’i përgjigjet detyrës që ka rënë përsipër”, tha Shehi.
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-02 20:37:25
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


