Elseid Hysaj luajti sot ndeshjen e 98-të me Kombëtaren, më shumë se çdo futbollit tjetër. Shkodrani foli edhe për përplasjen me Gloukh pas golit që i dha suksesin Izraelit.
“Të them të drejtën kur luaj me fanellën e Shqipërisë, është objektivi të jap maksimumin deri sa të kem fuqi dhe kështu do të vazhdoj deri sa t’ia dal. Ky është një trajner i ri, ka ide të reja, që besoj me kohën do sistemohen, se kemi pasur vetëm 4 ditë kohë që të rregullojmë aksione mbrojtëse e sulmuese.
Por është pozitiv, sheh një lojë më sulmuese se sa kemi bërë më parë. Shpresoj që të gjitha të ndihmojmë që të jemi më mirë për ndeshjet e radhës.
Tensioni? Futbolli kështu është, unë nuk kam qejf të bëj këto skena. Por në momentin që pashë lojtarin me gishtin në buzë duke u thënë tifozëve të pushonin, është impuls momenti. Kërkoj falje, janë gjëra që ndodhin në futboll. Shyqyr nuk ndodhi asgjë e rëndë.
Unë jam pa kontratë, janë dy ndeshje për këtë vit. Pastaj kam folur me menaxherin, po punon, do gjejmë situatatë më të mirë, më të vlefshme dhe pastaj do tregoj se për momentin nuk më ka thënë as mua diçka”, tha Hysaj për “SuperSport” pas ndeshjes.
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-03 20:55:10
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


