Protestat për projektet në Zvërnec dhe Sazan kanë marrë një vëmendje të madhe edhe nga faqet e propagandës ruse në “X”.
Një influencer shprehet se ishulli i Sazanit do të kthehet në një ishull si ai i Jeffrey Epstein.
“Duhet t’i kushtoni rëndësi Shqipërisë për momentin. Çfarë po ndodh atje është që Kryeministri Edi Rama ka shitur zonat e mbrojtura natyrore dhe të vetmin ishull te Jarred Kushner për të bërë këtë resort gjigant. Nuk mund t’i shpikësh këto gjëra. Një ishull si të Jeffrey Epstein, këtë po bëjnë edhe në ishullin e Sazanit. Zonat e mbrojtura natyrore në zonën e Zvërnecit, aty është një manastir shumë i bukur opër të krishterët ortodoksë. Natyra aty, jetojnë rreth 200 specie, 5 në rrezuik. Dhe do ta shkatërrojnë prej disa njerëzve të pasur”, shprehet influenceri.
Ndërkohë disa faqe të tjera thonë:
“Në fund, dhëndri i Trumpit, Kushneri, dhe miku i tij Nat Rothschild e blenë ishullin grek të Sazanit për ta shndërruar në një ishull të ri Epstein?”
“Ishulli i Sazanit është ishulli grek i Sasonit, i njohur që nga lashtësia dhe i banuar nga grekët që prej vitit 1000 p.e.s. Në vitin 1914, ushtarët shqiptarë shkuan në ishull dhe masakruan 100 banorë grekë, burra, gra dhe fëmijë. Le të ndërtojë Kushneri hotele mbi varret e grekëve të vrarë.”
Ndërkohë gjithashtu kjo ka marrë vëmendje edhe nga faqet greke, të cilat shkruajnë se: “Svërnica është një fshat grek jashtëzakonisht i bukur në rajonin e Vlorës. Qeveria shqiptare, së bashku me familjen Trump, po u sekuestron shtëpitë epirotëve të veriut në këtë zonë. Qeveria, sigurisht, po bën sikur nuk sheh, duke reaguar vetëm në mënyrë të vakët.”
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-03 20:14:39
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


