
Policia e Shtetit ka arrestuar 19 persona në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, kanë dëmtuar një automjet policie si dhe kanë sulmuar deputetët e Kuvendit gjatë tubimit.
Po ashtu, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 12 shtetas të tjerë, ndërsa bën me dije se puna vijon për identifikimin e 6 personave të tjerë, të cilët janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme.
Sipas bilancit të përditësuar të Policisë, gjatë përplasjeve mbetën të lënduar 15 punonjës policie, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i policisë.
Në pranga ranë shtetasit: B. K., 35 vjeç; A. E., 24 vjeç; G. P., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; K. P., 46 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. Y., 40 vjeç; N. Q., 43 vjeç; Y. Sh., 52 vjeç; E. Gj., 39 vjeç; F. B., 56 vjeç; R. P., 35 vjeç; A. T., 34 vjeç; A. N., 35 vjeç; E. B., 45 vjeç; A. H., 35 vjeç; E. G., 23 vjeç; E. B., 20 vjeç, si dhe A. Ll., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.
Ndërkohë, në gjendje të lirë u proceduan penalisht shtetasit: F. D., 63 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; E. Gj., 38 vjeç; T. T., 43 vjeç; E. A., 31 vjeç; G. S., 20 vjeç; R. D., 30 vjeç; A. M., 39 vjeç; M. J., 47 vjeç; A. G., 47 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe.
Policia njofton se grupi hetimor po vijon veprimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale: “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit, arrestohen 19 protestues 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-03 06:45:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


