
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një sërë ndryshimesh në vendimin për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për kandidatët që aplikojnë në programet e studimeve të ciklit të parë dhe ato të integruara të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë.
Sipas rregullave të reja, pragu minimal i përgjithshëm i notës mesatare për të fituar të drejtën e studimit në universitet është caktuar 6.5. Për sa u përket programeve të studimit në fushën e mësuesisë, qeveria ka vendosur kritere më të larta pranimi.
Konkretisht, kandidatët që synojnë programet e ciklit të parë në fushën e mësuesisë për gjuhët e huaja duhet të kenë një notë mesatare minimale 7.0. Ndërkaq, nota mesatare minimale 7.5 do të jetë kriteri hyrës për programet e ciklit të parë që japin akses në programet master në fushën e mësuesisë, si dhe për programin e studimit që përgatit mësues për arsimin parashkollor, i cili nuk jep akses në programet master për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.
Ky vendim sjell gjithashtu ndryshime teknike në dispozitat ekzistuese, duke zëvendësuar shtojcat përkatëse me një shtojcë të re që liston saktësisht programet ku aplikohen këto kritere të veçanta. Për zbatimin e këtyre pikave janë ngarkuar Ministria e Arsimit, institucionet e arsimit të lartë, si dhe strukturat e arsimit parauniversitar dhe të mesëm në vend.
/vizionplus.tv
Ndryshojnë kriteret për mësuesinë, ja sa duhet të jetë mesatarja minimale 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 19:13:05
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


