
Një operacion i gjerë ajror dhe tokësor është zhvilluar për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq.
Ministri i |Mbrojtjes, Ermal Nufi ka publikuar pamje nga ndërhyrja e Forcave Ajrore, ku shihen tre helikopterë të angazhuar njëkohësisht në luftën kundër flakëve, krahas efektivëve të Forcave të Armatosura, zjarrfikësve dhe strukturave vendore e qendrore.
Sipas ministrit, falë koordinimit mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera, situata është vënë nën kontroll.
“Punë e jashtëzakonshme e pilotëve të Forcave Ajrore me ndërhyrjen e 3 helikopterëve njëkohësisht dhe të gjithë efektivëve të angazhuar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq.
Në koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe punës së palodhur të Forcave të Armatosura, si dhe bashkërendimit të strukturave vendore dhe qendrore, situata është vënë nën kontroll.
Çdo ndërhyrje, çdo fluturim, çdo minutë ka një mision: të mbrojmë jetën, banesat dhe natyrën.
Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv, pilot, zjarrfikës dhe pjesëtar të Forcave të Armatosura që, me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim, ishin dhe vazhdojnë të jenë në vijën e parë të këtij operacioni”, shkruan Nufi.
Ndërhyrja vijon me monitorimin e zonave të prekura, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e banesave e sipërfaqeve pyjore.
Ministri Nufi nxjerr pamjet: 3 helikopterë në aksion për shuarjen e flakëve në Delvinë dhe Finiq 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-08-03 19:57:28
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


