Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, Florian Dalladaku 45-vjeçar ka sulmuar me sqepar dy prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagë të rënda babait.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Menjëherë pas krimit, Florian Dalladaku është larguar nga vendngjarja me automjet në drejtim të paditur. Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për të përcaktuar vendndodhjen e të dyshuarit.
Sipas informacioneve të para, Dalladaku dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Deri tani, megjithatë, nuk është bërë publik ndonjë informacion zyrtar.
“Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 20:44:28
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

