Kombëtarja shqiptare bëri një paraqitje të shkëlqyer në Arenën Kombëtare duke mposhtur Finlandën me rezultatin 2-0 në Nations League falë kryeveprës së Muçit dhe golit të Manajt, duke marrë 3 pikë me peshë për objektivin e saj në këtë kompeticion.
Portali i specializuar i statistikave, Sofascore ka dhënë notat e saj pas kësaj ndeshjeje, ku skuadra në total është vlerësuar me një notë shumë të lartë, 8.05.
Po kështu ky portal ka vendosur notat edhe për vetë futbollistët, ku ai që ka marrë vlerësimin më të lartë është Kristjan Asllani, me notën 8.1. Menjëherë pas tij vijnë pikërisht Elseid Hysaj dhe Ernest Muçi që ishin protagonistë absolutë, me të dy lojtarët që ishin vlerësuar me notën 7.9.
Nota mjaft të larta kishte edhe për pjesën tjetër të skuadrës shumica e të cilëve ishin vlerësuar me një notë mbi 7. Nga formacioni titullar i vetmi që kishte marrë një notë nën 7 ishte Ramadani që ishte vlerësuar me 6.9.
Tani Kombëtarja shqiptare ka edhe një ndeshje të fundit në këtë edicion të Nations League, atë me Bjellorusinë që do të luhet në Budapest, një sfidë ku do t’i mjaftojë edhe vetëm një barazim për të vulosur vendin e parë në Grupin C1.

IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-11-13 00:38:31
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
