
Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur të enjten një shkollë private në Gosen-Noj Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, autori i dyshuar është arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në kampusin e shkollës private Docemus. Policia ishte njoftuar pas disa telefonatave emergjente dhe menjëherë në zonë u zhvillua një operacion i gjerë.
Viktimat janë një nxënëse 18-vjeçare e shkollës së mesme dhe një burrë 30-vjeçar. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 30-vjeçari ka humbur jetën pasi ka tentuar të ndalojë autorin e dyshuar.
I dyshuari është një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte ish-partneri i 18-vjeçares. Ende nuk është e qartë nëse ai ishte aktualisht nxënës i kësaj shkolle apo kishte studiuar aty më parë.
Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një sulm me thikë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës. Janë kërkuar gjithashtu dy helikopterë të shpëtimit.
Policia ka deklaruar se aktualisht po siguron vendngjarjen dhe se hetuesit nuk besojnë se ekziston më rrezik për nxënësit apo personat e tjerë brenda shkollës.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-27 15:41:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

