TIRANË- Të huajt gjithnjë e më tepër po shfaqin interes për Shqipërinë. Këtë e tregojnë shifrat e turistëve të cilët kanë vizituar vendin tonë. Në gusht vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës sipas ministrit të Turizmit Blendi Gonxhja hynë në Shqipëri 1 milion e 717 mijë pasagjerë.
Rekordi u shënua më 17 gusht.
“Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën. Edhe vlerësimet europiane e konfirmojnë këtë ecuri, duke e renditur Tiranën ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha”, tha ai.
Shqipëria po bëhet më konkurruese në tregun ndërkombëtar të turizmit e kjo thotë ministri Gonxhja shton angazhimin për të punuar për turizëm cilësor e gjithëvjetor.
“Më shumë lidhje ajrore do të thotë më shumë mundësi për turizmin, më shumë zhvillim për ekonomitë lokale dhe një Shqipëri më e hapur, më e aksesueshme dhe më konkurruese në tregun ndërkombëtar të turizmit. Kjo rritje është njëkohësisht një përgjegjësi për të vijuar punën për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, që e shndërron interesin në rritje për Shqipërinë në zhvillim dhe mirëqenie për komunitetet tona”, pohoi ai.
Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës turistët me të shumtë në numër erdhën nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Turqia dhe Belgjika./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 10:49:19
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


