
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 2 shtator, një sërë vendimesh dhe projektligjesh që prekin fusha të ndryshme, nga mbrojtja e mjedisit dhe ekonomia malore te rindërtimi dhe administrimi i objekteve të konfiskuara.
Ndër vendimet e miratuara është lista e veprimtarive që konsiderohen të rrezikshme për mjedisin, si dhe kriteret për vlerësimin e kërcënimit të mundshëm dhe përcaktimin e dëmit në mjedis.
Qeveria ka miratuar gjithashtu ndryshime në vendimet për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak dhe për përdorimin e fondit të rindërtimit për riforcimin e njësive individuale të banimit dhe pallateve në disa bashki.
Po ashtu, janë përcaktuar kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik.
Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve fiskale me Lituaninë dhe Gjermaninë, lidhur me shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit tatimor.
Një tjetër projektligj i miratuar parashikon ndryshime dhe shtesa në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik ose strehim social dhe zbutjen e pasojave sociale.
NJOFTIMI:
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 02.09.2026:
Këshilli i Ministrave miratoi:
-Listën e veprimtarive që konsiderohen si të rrezikshme për mjedisin.
-Vendimin “Për miratimin e kritereve në bazë të të cilave bëhet vlerësimi i kërcënimit të mundshëm dhe përcaktimi i dëmit në mjedis”.
-Vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr. 716, datë 26.11.2025, të Këshillit të Ministrave, ‘Për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak’”.
-Vendimin “Për disa ndryshime në vendimin Nr. 181, datë 30.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë”, të ndryshuar.
-Vendimin “Për përcaktimin e kritereve për dhënien e medaljes së Shërbimit të Rendit Publik”.
Njëherësh u miratuan edhe disa projektligje:
-“Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Lituanisë, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor, si dhe të protokollit të saj”.
-“Për ratifikimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal në lidhje me taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin, ratifikuar me ligjin nr.10 287, datë 10.6.2010”.
-“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 16:57:33
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

