Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar sot ndaj situatës së sigurisë në vend dhe sulmeve të fundit digjitale ndaj llogarive të protestuesve në rrjetet sociale, duke akuzuar ekzekutivin.
Përmes një deklarate, Salianji denoncon se qeveria ka dorëzuar kontrollin e territorit te krimi i organizuar, ndërsa vëmendjen kryesore e ka përqendruar te censurimi i zërave opozitarë.
Sipas tij, Shqipëria sot ngjan me një vend pa zot e pa autoritet shtetëror, ku nga jugu në veri konfliktet po zgjidhen me “ligjin e më të fortit” dhe me përdorimin e armëve të zjarrit.
Salianji nënvizon se ekzekutivi i ka shfrytëzuar grupet kriminale për mekaizmat elektorale duke i majmur me pushtet e privilegje, por tashmë situata ka dalë nga kontrolli dhe bandat po sfidojnë vetë institucionet e shtetit.
“E ndërsa Shqipëria përballet me pasiguri, armë dhe dhunë, qeveria ka një prioritet tjetër: të mbyllë Instagramin e protestuesve dhe të luftojë zërat kundër saj. Kjo qeveri nuk e kontrollon territorin, nuk garanton sigurinë dhe nuk lufton krimin, por merret me kundërshtarët politikë”, deklaron ish-deputeti. Në përmbyllje të reagimit të tij, Salianji thekson se agonia qeverisëse është bërë më se e qartë dhe se kryeministri ka humbur çdo autoritet moral e institucional për të drejtuar vendin, duke i drejtuar thirrjen e prerë: “Rama, jep dorëheqjen!”, shkruan ish-deputeti në rrjetin social.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-03 15:03:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


