Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në Takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, u ndal te zhvillimet e fundit në Kosovë, procesi i integrimit europian, puna e Kuvendit dhe Reforma Administrative Territoriale.
Duke iu referuar qëndrimit të përbashkët të Kuvendit për zhvillimet në Kosovë, Balla theksoi se drejtësia ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jetë e paanshme dhe e pandikuar politikisht.
“Shpresojmë shumë që vendimi në Gjykatën e Apelit të jetë një vendim i drejtë”, deklaroi ai.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Në fjalën e tij, Balla hodhi poshtë pretendimet se Kuvendi miraton ligje me porosi, duke theksuar se çdo palë që ka pretendime mund t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Ai mbrojti gjithashtu Ligjin e Paketës së Maleve, duke e konsideruar atë një instrument të rëndësishëm për zhvillimin e agroturizmit dhe ekonomisë në zonat malore të vendit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS vlerësoi edhe faktin që opozita votoi një prej ligjeve të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke shprehur shpresën që bashkëpunimi të vijojë edhe në seancat e ardhshme parlamentare për paketën e ligjeve të integrimit.
Sa i përket Reformës Administrative Territoriale, Balla sqaroi se komisionit të posaçëm i ka përfunduar mandati dhe se procedura tashmë ka kaluar në fazën e shqyrtimit parlamentar.
Sipas tij, reforma synon riorganizimin e njësive administrative nga 61 në 46, duke ruajtur njësitë me përbërje të minoriteteve kombëtare dhe duke pasur si objektiv kryesor përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Balla e cilësoi komisionin e posaçëm si një model bashkëpunimi mes palëve politike, ndërsa theksoi se puna e kryer deri tani do të shërbejë si bazë për vijimin e procesit në komisionet parlamentare përkatëse.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-21 14:03:39
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
