Deputeti socialist Erion Malaj ka komentuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi është më pranë Europës dhe se ky progres është njohur edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Deputeti socialist u ndal edhe te hetimet dhe debatet publike për Vlora Hysenin që shoqërojnë zhvillimet e drejtësisë. Sipas tij, sa herë ka një ngjarje apo hetim, krijohet zhurmë publike, ndërsa theksoi se hetimi nuk duhet të barazohet me fajësinë.
Ai tha se përgjegjësitë janë individuale dhe se drejtësia e reformuar me vullnet politik duhet të funksionojë.
“Që jemi më pranë Europës është fakt, presidentja von der Leyen njohu atë progres që ne kemi muaj dhe vite që e themi. Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së është i pakontestueshëm. Sa herë ka ngjarje dhe hetim, ka zhurmë.
Është kjo drejtësia që kemi kërkuar, hetime ka dhe është totalisht në varësinë e pushtetit tjetër që të bëhen këto hetime. Hetimi nuk është fajësi, këtu duan të bëjnë gijotina, të denigrojnë në publik çdo person ndërkohë që janë në hetim. Ne nuk i komentojmë, përgjegjësitë janë individuale dhe duam që kjo drejtësi që u reformua me vullnet politik të funksionojë. Dakordësi midis palëve ka, është pranuar prej kohësh ky objektiv dhe është cilësuar i arritshëm, çdo moment mund të ndodhë. Koordinimi mes palëve është jo vetëm i përditshëm, por edhe me orë.”
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-30 20:16:29
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
