Në studion e ‘Real Story’ u diskutuan ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale.
Analisti Roland Bejko argumentoi se gjatë një hetimi mund të dalin indicie të reja, të cilat mund të çojnë në një objekt tjetër hetimi dhe për të cilat prokuroria duhet t’i drejtohet gjykatës për autorizim.
Sipas tij, ndarja e hetimeve në disa pjesë mund të krijojë vështirësi dhe të cenojë unitetin e tyre.
Ndërsa avokati Gentian Rumano kundërshtoi këtë qasje, duke theksuar se marrja dhe kontrolli i komunikimeve telefonike kërkon autorizim gjyqësor.
Ai sqaroi se hetimi i komunikimeve duhet të kryhet mbi bazën e një autorizimi dhe me kritere të përcaktuara.Bejko iu referua Francës si një shembull për mënyrën e trajtimit të hetimeve telefonike, ndërsa Rumano kundërshtoi duke argumentuar se modeli francez ka pasur probleme ligjore.
Roland Bejko: Unë gjej të tjera indicie dhe i drejtohem gjykatës, nuk duhet penguar ajo që nuk është objekt hetimi, por nëse del një indicie tjetër, e çon në gjykatë. Do shkoj në gjykatë të marrë leje dhe po hetoj për korrupsion të shkallës së lartë, përveç atij objekti më del dhe objekt tjetër.
Avokati Gentian Rumano: Nuk mund të marrësh çdo gjë nga hetimet telefonike, koncepti jot është në kundërshtim me ato të Kushtetueses.
Roland Bejko: Nga e di ti se deri te kush mesazh do shkosh, ke një indicie, ajo të çon tek një tjetër. Do shkosh të marrësh vendim gjykate për të dytën, gjykata nuk ta jep dot ty, ia jep prokurorit tjetër. Kjo çështje ndahet në disa pjesë dhe humbet unitetin e tërës.
Gentian Rumano: Nocioni nuk është të marrësh celularin dhe të bësh kontroll, duhet të marrësh autorizim në gjykatë dhe komunikimet. Prokuroria që ia prezanton gjykatës, thotë që do e bëj me fjalë kyçe. Nëse kontrollon një drejtor policie që flet për kriminelë, drogë, këto do dalin.
Roland Bejko: Unë po të them, ne nuk po shpikim rrotën, të marrësh modelin për telefonin e ka bërë Franca. A doni të shkoni në Europë?
Gentian Rumano: Franca e ka bërë përgjimin masiv, e kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-01 19:24:52
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
