• News
  • Investigations
  • Online Store IUSTITIA
  • Real Estate agency
  • Petar Nizamov
  • Fitness & Wellness coach
  • Food Delivery
  • Charcoal retail
  • Firewood Wholesale
  • Charcoal Wholesale
  • Web Development agency
ar العربية dk Dansk de Deutsch gr Ελληνικά en English bg български czech Čeština es Español fr Français il עברית hr Hrvatski hu Magyar it Italiano lt Lietuviškai lv Latviešu valoda mk македонски јазик no Norsk Bokmål nl Nederlands pl Polski pt Português ro Română ru Русский sk Slovenčina si Slovenščina sr Српски језик se Svenska tr Türkçe ua Українська japan 日本語 thai ไทย iran فارسی china 中文 (中国) belarus Беларуская мова osterreich Deutsch Austria schweiz Deutsch Switzerland shqiperia shqiperia usa English USA bih Bosanski
Tuesday, October 20, 2026
Лого на сайт за разследваща журналистика и задълбочени публикации по теми от обществен интерес
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us
No Result
View All Result
  • Advertise with us
  • About Us
  • News 2025
  • World News
  • USA
  • Regional
    • Israel Today | News from Israel
    • Dubai Today | UAE Dubai News
    • Middle east Today | Arabic News
    • Germany Today | News from Germany and Austria
    • News in Russian | News from Russia
    • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
    • Italy Today | Italian News
    • Spain Today | Spanish News
    • Germany Today | The News from Germany
    • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
    • Poland Today | News from Poland
    • Czech Republic Today | News from Prague Brno
    • Hungary Today | News from Hungary
    • Slovenia Today | News from Slovenia
    • Romania Today | News from Romania
    • News from Bulgaria
    • Turkey Today | News from Turkey
  • Bulgaria
    • News from Bulgaria
    • The latest from Bulgaria
    • Politics in Bulgaria
    • The news from Burgas Bulgaria
    • Interview from Bulgaria
    • Bulgarian Court System
    • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
    • Corruption in Bulgaria
    • Sport
    • The most important from Bulgaria
  • Analyses
  • Investigations
  • Scientific articles
  • Fitness
  • Videos
  • Women’s fashion
  • Men’s fashion
  • Questions
  • shqiperia
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski
  • Contact us
No Result
View All Result
Logo e një mediaje për gazetari investigative me publikime, analiza dhe materiale të dokumentuara me interes publik
No Result
View All Result

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë 2026

Юстиция Иванова by Юстиция Иванова
October 3, 2026
in Без категория
0

Nga: Mevludin Ibish

Evropa përballë valës së protestave, nga kriza e strehimit te përplasjet e dhunshme: Çfarë po i nxjerr qytetarët në rrugë 2026

Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë gjithnjë e më shumë edhe Ballkanin. Zhvillimet në Gaza, si dhe ndryshimet në Siri dhe Liban, kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në konfigurimet rajonale të mbrojtjes, teknologjisë, energjisë dhe ndërlidhshmërisë. Në këtë kuadër, zgjerimi i pranisë së Izraelit dhe forcimi i lidhjeve të tij me Greqinë, Qipron dhe së fundmi Serbinë, përmes një partneriteti strategjik ushtarak, sinjalizojnë krijimin e një asimetrie të re ushtarake në rajon.

Këto zhvillime duhen parë brenda një konteksti më të gjerë, në të cilin Ballkani po lidhet gjithnjë e më ngushtë me një zinxhir strategjik që shtrihet nga Mesdheu Lindor drejt Evropës Juglindore. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një përballje ushtarake ndërmjet Izraelit dhe Turqisë në Ballkan, por tregon se fuqitë globale dhe rajonale po i kushtojnë më shumë burime këtij rajoni, me pasoja të rëndësishme strategjike. Në këtë proces, Serbia spikat si një aktor që ka arritur të balancojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë ndërmjet fuqive të mëdha dhe partnerëve rajonalë.

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026

Duke shfrytëzuar përplasjet e reja ndërmjet administratës së Trumpit në SHBA dhe BE-së për çështjet e sigurisë dhe ekonomisë, Serbia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëvektoriale. Ajo e ka kombinuar këtë qasje me investime në siguri dhe teknologji, duke ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, ndërsa njëkohësisht ka thelluar ndjeshëm lidhjet me SHBA-në, deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhe partneritet strategjik.

Diversifikimi i politikës së jashtme serbe dëshmohet nga gama e gjerë e marrëdhënieve ushtarake, politike dhe ekonomike me Rusinë, Kinën dhe Izraelin. Serbia ruan lidhje të thella me Rusinë, një partneritet të rëndësishëm me Kinën në fushën ushtarako-industriale dhe bashkëpunim në rritje me Izraelin në sektorin e mbrojtjes.

Autori punonjës i Policisë Ushtarake, ky është 40-vjeçari që dyshohet se vrau dy vëllezërit në Bathore 2026

Modernizimi ushtarak i Serbisë është pjesë qendrore e kësaj strategjie. Forcat e Armatosura të Serbisë po sigurojnë sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë, automjete të blinduara dhe mjete ajrore pa pilot (UAV) nga Kina dhe Rusia. Për më tepër, Serbia ka porositur 12 avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe ka siguruar teknologji të avancuara ushtarake e mbikëqyrëse nga Izraeli.

Kjo tregon se Serbia ka arritur të diversifikojë partneritetet e saj të mbrojtjes dhe të zvogëlojë varësinë nga një furnizues i vetëm. Megjithatë, qasja në teknologji të ndryshme dhe të avancuara ushtarake mund të krijojë një asimetri të konsiderueshme të kapaciteteve në një rajon tashmë të brishtë dhe të paqëndrueshëm.

10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026

Izraeli dhe çështja e asimetrisë

Prania në rritje e Izraelit në Ballkan kërkon vëmendje të veçantë, sidomos për shkak të përqendrimit të saj në një trekëndësh që përfshin Greqinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Sulmi nga persona të maskuar në Komisariatin nr.3, Hita: U plagosën 10 policë, u rrezikua jeta e personave të shoqëruar 2026

Greqia mbetet partneri më i afërt strategjik dhe i mbrojtjes i Izraelit. Ky bashkëpunim ka kulmuar me krijimin e një aksi të ri ushtarak, ku përfshihet edhe Qiproja, si dhe me nënshkrimin e një marrëveshjeje me vlerë rreth 3 miliardë euro për blerjen e sistemeve izraelite të mbrojtjes ajrore.

Serbia renditet pas Greqisë për nga rëndësia e bashkëpunimit me Izraelin. Prania izraelite në Serbi shtrihet përmes marrëveshjeve të ndryshme ushtarake dhe të sigurisë, si dhe përmes instalimeve ekzistuese ose të mundshme në Serbi dhe, potencialisht, në Republikën Srpska. Edhe Rumania po zhvillon bashkëpunim në rritje në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa lidhjet e Izraelit me Bullgarinë, Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbeten më të kufizuara.

Sulmi ndaj komisariati nr.3/ Hita: U rrezikua jeta e efektivëve, 10 prej tyre mbetën të plagosur 2026

Rëndësia e këtyre marrëdhënieve lidhet kryesisht me mundësinë e transferimit të sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore, teknologjive të avancuara të mbikëqyrjes, dronëve dhe kapaciteteve të tjera të industrisë së mbrojtjes. Këto pajisje mund t’u sigurojnë vendeve përfituese avantazhe të konsiderueshme ushtarake në një periudhë relativisht të shkurtër.

Në këtë kuadër, Serbia po ndjek një strategji të gjerë dhe të diversifikuar, duke ruajtur bashkëpunimin ushtarak me Kinën dhe Rusinë, ndërsa po zgjeron me shpejtësi marrëveshjet dhe investimet në mbrojtje me Izraelin. Si rezultat, ajo ka qasje në një gamë të gjerë teknologjish ushtarake dhe mbikëqyrëse të prodhuara nga fuqi të ndryshme globale dhe rajonale. Kjo mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në arkitekturën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë në Evropë.

Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026

Modernizimi i ushtrive dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse nuk janë në vetvete zhvillime negative. Çdo shtet ka të drejtë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e tij territorial. Megjithatë, në një mjedis ku kapacitetet ushtarake të fqinjëve janë më të kufizuara, përqendrimi i teknologjive të avancuara në një shtet të vetëm mund të krijojë një asimetri strategjike dhe të rrisë paqëndrueshmërinë rajonale.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Ballkanin, i cili vazhdon të përballet me tensione të pazgjidhura gjeopolitike, mosmarrëveshje territoriale dhe sisteme politike jofunksionale. Qëllimi nuk duhet të jetë pengimi i modernizimit ushtarak, por shmangia e një disproporcioni të tillë në fushën e sigurisë që do të riformësonte arkitekturën rajonale të mbrojtjes dhe do të dëmtonte stabilitetin.

Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026

Turqia dhe roli i saj balancues

Angazhimi i Turqisë në Ballkan bazohet në një qasje më të gjerë dhe më të shumëanshme. Ai është ndërtuar mbi ndërvarësinë politike dhe ekonomike, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, historinë e përbashkët, lidhjet kulturore dhe ndikimin diplomatik.

Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve 2026

Prania turke përfshin investime dhe ndikim të konsiderueshëm në Maqedoninë e Veriut, marrëdhënie të fuqishme të sigurisë dhe ekonomisë me Kosovën, një partneritet strategjik me Shqipërinë dhe lidhje të gjera politike, ekonomike e kulturore me Bosnjë-Hercegovinën. Në këtë të fundit, Turqia perceptohet shpesh si një partner që kontribuon në stabilitet dhe siguri. Ndërkohë, marrëdhëniet me Serbinë po zhvillohen me shpejtësi dhe kanë një karakter gjithnjë e më kompleks.

Ndryshe nga një qasje e përqendruar vetëm në marrëveshjet e mbrojtjes, angazhimi turk kombinon bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë me investimet në infrastrukturë, tregti, sektorin bankar, arsim, kulturë, diplomaci publike dhe fuqinë e butë. Kjo i jep Ankarasë një hapësirë më të gjerë veprimi dhe e pozicionon atë si një fuqi të mesme që mund të kontribuojë në sigurinë dhe zhvillimin rajonal përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse.

Turqia luan gjithashtu rolin e një aktori të besueshëm të sigurisë përmes NATO-s, KFOR-it dhe mekanizmave të tjerë rajonalë. Marrëdhëniet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën e mbrojtjes janë forcuar përmes trajnimeve të përbashkëta, pajisjeve, stërvitjeve dhe bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Për më tepër, Platforma Ballkanike e Paqes, e nisur në vitin 2025, dëshmon interesin e Ankarasë për dialogun, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Kjo i krijon Turqisë mundësi të rëndësishme për të kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve më të balancuara ushtarake në rajon, pa e shndërruar këtë rol në një kundërvënie të drejtpërdrejtë ndaj Serbisë ose në një përballje sistemore me Izraelin.

Një qasje më sistematike turke ndaj sigurisë në Ballkan do të mund të forconte jo vetëm kapacitetet e Ankarasë, por edhe ato të partnerëve të saj rajonalë. Kjo mund të realizohej përmes bashkëpunimit më të ngushtë me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi në fushat e mbrojtjes së përbashkët, teknologjisë së dronëve, prodhimit të përbashkët, trajnimit ushtarak, transferimit të teknologjisë dhe shkëmbimit të njohurive praktike.

Qëllimi nuk do të ishte kopjimi i kapaciteteve serbe apo krijimi i një blloku konfrontues, por zvogëlimi gradual i asimetrisë ekzistuese dhe krijimi i mundësive që shtetet e tjera të zhvillojnë kapacitete më të balancuara sigurie. Kjo do t’u mundësonte atyre të mbronin më mirë sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe të kontribuonin në frenimin e tensioneve rajonale.

Rusia, Kina dhe Izraeli po investojnë fuqishëm në kapacitetet ushtarake të Serbisë, ndërsa angazhimi turk është më i diversifikuar dhe mbështetet në një kombinim të sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë. Për këtë arsye, Turqia duhet të shfrytëzojë platformat ekzistuese dhe kapitalin e saj shoqëror për të mbështetur një arkitekturë më të balancuar të sigurisë. Një qasje e tillë do të ishte në përputhje me interesat e sigurisë së SHBA-së dhe BE-së dhe do të ndihmonte në plotësimin e boshllëkut të krijuar në rajon.

Turqia nuk ka nevojë të krijojë një sferë të veçantë ndikimi në Ballkan apo të shndërrohet në një fuqi tjetër që konkurron për dominim. Përparësia e saj qëndron në aftësinë për ta lidhur bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri me zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, diplomacinë dhe integrimin rajonal. Në këtë mënyrë, ajo mund të veprojë si urë ndërmjet ndikimeve gjeopolitike konkurruese dhe të kontribuojë në krijimin e një rendi sigurie më të balancuar, më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm në Ballkan.

(Kjo analizë është përgatitur enkas për gazetën “Yeni Shafak” versioni në gjuhën angleze)

Autori është profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

The post Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë appeared first on Lajme.al.

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë 2026

IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-03 14:49:47

Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

IUSTITIA

Tags: asimetriabalancuesBallkandheizraelitOpinionpërfshirjaroliRritjesigurisëturqisëАнгел Цугуларов
Previous Post

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë 2026

Next Post

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë 2026

Next Post

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Rating

Search / Търси в сайта

No Result
View All Result
гугъл новини, гоогле новини, гугъл нюз, гъгъл нюз, google news, news google, google.bg, news.google.bg, Юстиция, новини, последното, най-важното, видео, телевизия, радио, Новини, петър низамов

Recent Posts

  • Evropa përballë valës së protestave, nga kriza e strehimit te përplasjet e dhunshme: Çfarë po i nxjerr qytetarët në rrugë 2026
  • Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
  • Autori punonjës i Policisë Ushtarake, ky është 40-vjeçari që dyshohet se vrau dy vëllezërit në Bathore 2026
  • 10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
  • Sulmi nga persona të maskuar në Komisariatin nr.3, Hita: U plagosën 10 policë, u rrezikua jeta e personave të shoqëruar 2026
  • Sulmi ndaj komisariati nr.3/ Hita: U rrezikua jeta e efektivëve, 10 prej tyre mbetën të plagosur 2026
  • Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
  • Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026
  • Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve 2026
  • Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë 2026
  • Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën 2026
  • Protestat dhe dhuna, reagon Arqipeshkvi i Shkodrës: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës 2026
  • Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë 2026
  • Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Nuk u godit qeveria, por e drejta e qytetarëve për drejtësi 2026
  • Koçiu: E papranueshme dhuna në Tiranë/ Zv.kryeministrja: Dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë 2026
  • “Aktet në bulevard rrezikojnë përplasje civile”, Karamuço: Ja çfarë tregon mbërritja e RENEA 2026
  • Do të pendoheni, por do të jetë vonë! 2026
  • Historia e fotos kur tifozi hyri në fushë dhe sabotoi VAR-in 2026
  • Pamjet me dron nga ABC News: Ndërhyn policia, largohen protestuesit 2026
  • Skena lufte në Bulevard, Drejtori Hita u bashkohet uniformave blu te Kryeministria 2026
  • Pamjet e rënda/ Protesta e dhunshme, ndërhyn autoambulanca merr me urgjencë një person 2026
  • Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave 2026
  • “Beteja” zhvendoset te Kryeministria/ Protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë 2026
  • Bardheblutë triumfojnë 1-0 kundër Laçit, por vëmendjen e merr largimi i ‘Fanatics’ 2026
  • Bardheblutë triumfojnë 1-0 kundër Laçit, por vëmendjen e merr largimi i ‘Fanatics’ 2026
  • Situatë kaotike, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbulohet nga tymi, i vihet sërish flaka biznesit privat 2026
  • QKUM reagon pas bllokimit të ambulancës në protestë: Çdo vonesë mund të kushtojë një jetë 2026
  • Protestuesit e shtrirë përtokë pas arrestimit, avokati Petraj: Pamjet nuk janë filmuar në komisariatet e Tiranës 2026
  • Protestuesit largohen nga Rruga e Durrësit, marshojnë drejt selisë së PS-së 2026
  • Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara/ Ibrahimaj: Bizneset e vogla të regjistrojnë dhe paraqesin dëmet 2026
  • Papa Leoni XIV del nga spitali pas operacionit në mushkëri 2026
  • Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara/ Ibrahimaj: Bizneset e vogla të regjistrojnë dhe paraqesin dëmet 2026
  • Goli i vitit nga Iraku/ Një mrekulli nga futbollisti tunizian në përballjen e kampionatit 2026
  • Dy të ndaluar për ngjarje kriminale në Tiranë, njëri qëlloi me armë drejt një servisi në Kashar 2026
  • “Tronditëse kur shikon një të ri që rrihet”, Dudushi: Protesta e ka kapur policinë të papërgatitur, edhe efektivët janë dhunuar   2026
  • Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i zmbraps me gaz e ujë 2026
  • “Derdhuni në rrugë!”- Berisha bën sërish thirrje ndaj të rinjve: Skena horror, Policia ushtroi dhunë ndaj studentëve! 2026
  • “Paqe” mes protestuesve dhe policëve? Dudushi: Sot në orën 6 pasdite është paralajmëruar kulmi i protestës 2026
  • Peqin/ Sherri për pronën, tentoi të vriste fqinjin me kosore, arrestohet 62-vjeçari 2026
  • Dy anët e konsumit, shqiptarët dominojnë me makarona e oriz, turistët me ushqime të gatshme e alkool 2026
  • Sulmet ruse në Ukrainë/ Të paktën 8 të vrarë dhe 60 të plagosur 2026
  • Tmerr në azil/ 72-vjeçari sulmon me thikë të moshuarit e tjerë, një grua humb jetën dhe dy të tjerë plagosen rëndë 2026
  • Protestat e dhunshme, 63 nga të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, dje vetëm njëri u mbajt në burg! 2026
  • Sot protesta më e madhe në të gjithë Francën, sindikatat dhe Jelekverdhët në mbështetje të studentëve, nisin përplasjet e para 2026
  • “Nuk është protestë e shqiptarëve”/ Idajet Beqiri: Po tentojnë një tjetër 1997 që mos të futemi në BE 2026
  • Teuta “likujdon” edhe Dinamon/ Durrsakët forcojnë pozitat në krye të tabelës së Superligës 2026
  • U ndaluan në protestat e dhunshme, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë 2026
  • Dita e katërt e protestës/ Nisi paqësore, vazhdoi me dhunë, e u mbyll me paqe 2026
  • A po e kërkon edhe Erdogani fundin e Edi Ramës? Dhe ku u prishën arkadashat? 2026
  • Shokon protestuesi: Rama nuk largohet me paqe, do të ketë gjakderdhje 2026
  • “Rama i fiton sërish zgjedhjet me 45 ditë afat”, protestuesi: Na duhen 12 muaj qeveri teknike 2026
  • Ambasada e SHBA godet dhunën e protestuesve: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit! 2026
  • EKSKLUZIVE/ Kaosi dhe dhuna në Tiranë, Ambasada e SHBA-së për Vizion Plus: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar 2026
  • Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë 2026
  • Gjermania dhe Franca bien dakord për reformimin e politikës automobilistike evropiane 2026
  • Sulmi me dron ndaj anijes në Detin e Zi, Rumania rifillon kërkimet për 7 marinarë të zhdukur 2026
  • Katër persona marrin ndihmën mjekësore te Trauma, mes tyre një efektiv policie dhe dy të mitur 2026
  • Dita e katërt e protestës, Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, i largon nga bulevardi te Kryeministria dhe nis shoqërimet! (FOTO) 2026
  • Ukraina merr konfirmimin për paketa të reja ndihme nga të paktën pesë vende 2026
  • Ish zv.kryeministri i Kosovës: Protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna 2026
  • Financial Times: Protestat nuk e lëkundin Ramën, as rrugën e Shqipërisë drejt BE-së! Opozita është po aq e pabesuar nga qytetarët 2026
  • Spiropali letër Edi Ramës: Dil përballë qytetarëve, mos u fshih pas shumicës! 2026
  • VIDEO / Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë 2026
  • Beqir Devolli u vra me tritol, zbardhet atentati në Gjirokastër, arrestohen dy persona, dy në kërkim! 2026
  • Sulmi me dron ndaj anijes në Detin e Zi, Rumania rifillon kërkimet për 7 marinarë të zhdukur 2026
  • Vau i Dejës/ Goditi me çekiç në kokë bashkëshorten, arrestohet autori i dyshuar 2026
  • Protesta, Meçe zbulon planin e Berishës: Synonte skenarin e “21 janarit”, ndaj policia u tërhoq ditën e dytë 2026
  • Përshkallëzohet situata në Jemen, rebelët Houthi godasin pallatin presidencial 2026
  • Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, gjykata merr vendimin për autorin, vëllai i Hekuranit: Për sa kohë marrë frymë, nuk ka ligj ta shpëtojë 2026
  • Ministrja Ibrahimaj zbret në terren dhe inspekton dëmet pas protestës: Shërbimi do të vijojë i pandërprerë 2026
  • SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka 2026
  • “Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë 2026
  • Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka 2026
  • Furnizoi protestuesit me mjete piroteknike/ Arrestohet i riu, sekuestrohen 344 kuti me vlerë 40 mijë euro 2026
  • Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, 3 fëmijë dhe 1 mësues të vrarë! Sulmuesi eliminohet nga një kalimtar 2026
  • Video e studentëve të arrestuar, reagon Policia: Janë në momentin e neutralizimit në flagrancë 2026
  • Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike 2026
  • “Këto nuk janë studentët”, Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën 2026
  • Policë serbë në Shqipëri? Reagon Policia e Shtetit: Pretendime të pavërteta dhe dashakeqe 2026
  • Protesta e ‘studentëve’/ Martin Leka: Zgjidhje është dialogu, Berisha mbron dhunën 2026
  • Kaos dhe “luftë” në Tiranë, Bushati: Nëse Rama nuk largohet, do ta tërheqin zvarrë 2026
  • Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet 2026
  • Zjarr në një supermarket pranë Odesës, shfaqet momenti kur goditet me dronë iranian 2026
  • Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim 2026
  • Muça: Protesta është një kaos, nuk ka asnjë plan 2026
  • Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes për sigurinë personale 2026
  • Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim 2026
  • Egnatia debutim pozitiv në Ligën e Konferencës/ Takimi në “Elbasan Arena” me Midtjylland përfundoi 1-1 2026
  • “Studentët” kundër studentëve. Sulmohen konviktet në ‘Qytetin Studenti’ 2026
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkozë/ Një person i plagosur, identifikohet autori (EMRI) 2026
  • “Shqipëria është kthyer në fushëbetejën e fuqive të huaja”, shpërthen protestuesi: Politika na ka tradhtuar, jam në rrugë për familjen 2026
  • Në kërkim të Vlorës… 2026
  • Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane 2026
  • Protesta, Bushati: U prishën pesë semaforë dhe e bëtë tragjedi 2026
  • Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 45-vjeçari (EMRI) 2026
  • Tela: Djegia e biznesve e gabuar, policia dhunon cepave protestuesit 2026
  • Shpërthim me tritol në Kiras të Shkodrës, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë 2026
  • Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë 2026
  • Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati 2026
  • Aleanca Kosovare e Bizneseve letër Begajt, Ramës e Peleshit: Mbroni bizneset e pronën, shqyrtoni gjendjen e jashtëzakonshme 2026

    СВЪРЖЕТЕ СЕ С НАС

    От какво се интересувате?





    • За Нас – агенция за разследваща журналистика ЮСТИЦИЯ – Бургас, България
    • Рекламирайте с ЮСТИЦИЯ
    • Прозрачно управление
    • Докладване на проблем
    • Условия за ползване
    • Защита на данните
    • Правила на форума
    • Политика за бисквитките
    • Екип
    • Помощ
    • Карта на сайта
    • Статистика
    • Реклама
    • Контакти
    • Етичен кодекс на българските медии
    • RSS емисия
    • Често задавани въпроси (FAQ)
    • Задайте въпрос във форума
    • Вестник “ЮСТИЦИЯ”
    • العربية
    • Dansk
    • Deutsch
    • Ελληνικά
    • English
    • български
    • Čeština
    • Español
    • Français
    • עברית
    • Hrvatski
    • Magyar
    • Italiano
    • Lietuviškai
    • Latviešu valoda
    • македонски јазик
    • Norsk Bokmål
    • Nederlands
    • Polski
    • Português
    • Română
    • Русский
    • Slovenčina
    • Slovenščina
    • Српски језик
    • Svenska
    • Türkçe
    • Українська
    • 日本語
    • ไทย
    • فارسی
    • 中文 (中国)
    • Беларуская мова
    • Deutsch Austria
    • Deutsch Switzerland
    • shqiperia
    • English USA
    • Bosanski

    © 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

    No Result
    View All Result
    • Advertise with us
    • About Us
    • News 2025
    • World News
    • USA
    • Regional
      • Israel Today | News from Israel
      • Dubai Today | UAE Dubai News
      • Middle east Today | Arabic News
      • Germany Today | News from Germany and Austria
      • News in Russian | News from Russia
      • Netherlands Today | News from Belgium and Holland
      • Italy Today | Italian News
      • Spain Today | Spanish News
      • Germany Today | The News from Germany
      • Greece Today | The News from Greece and Cyprus
      • Poland Today | News from Poland
      • Czech Republic Today | News from Prague Brno
      • Hungary Today | News from Hungary
      • Slovenia Today | News from Slovenia
      • Romania Today | News from Romania
      • News from Bulgaria
      • Turkey Today | News from Turkey
    • Bulgaria
      • News from Bulgaria
      • The latest from Bulgaria
      • Politics in Bulgaria
      • The news from Burgas Bulgaria
      • Interview from Bulgaria
      • Bulgarian Court System
      • DISTRICT COURT – BURGAS and Burgas Prosecutor’s Office
      • Corruption in Bulgaria
      • Sport
      • The most important from Bulgaria
    • Analyses
    • Investigations
    • Scientific articles
    • Fitness
    • Videos
    • Women’s fashion
    • Men’s fashion
    • Questions
    • shqiperia
      • العربية
      • Dansk
      • Deutsch
      • Ελληνικά
      • English
      • български
      • Čeština
      • Español
      • Français
      • עברית
      • Hrvatski
      • Magyar
      • Italiano
      • Lietuviškai
      • Latviešu valoda
      • македонски јазик
      • Norsk Bokmål
      • Nederlands
      • Polski
      • Português
      • Română
      • Русский
      • Slovenčina
      • Slovenščina
      • Српски језик
      • Svenska
      • Türkçe
      • Українська
      • 日本語
      • ไทย
      • فارسی
      • 中文 (中国)
      • Беларуская мова
      • Deutsch Austria
      • Deutsch Switzerland
      • shqiperia
      • English USA
      • Bosanski
    • Contact us

    © 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.