Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen e tyre nga platformat digjitale.
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, deklaron se pas apelit në Top Channel, reagimi ka qenë i menjëhershëm.
“Pas apelit publik që u bë nga emisioni Tech Talk, ne në fakt patëm fluks ankesash, të cilat vinin nga qytetarë, nga artistë të prekur, edhe nga shoqëri civile, nga disa organizata”, u shpreh kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
Statistikat tregojnë se numri i ankesave për këtë rast është gati sa gjysma e totalit të raportimeve që kanë ndërmarrë gjatë vitit 2026. Mes dhjetëra ankesave, nëpërmjet bashkëpunimit me TikTok janë arritur të bllokojnë 45 linqe në TikTok.
“Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit kemi administruar në institucion 326 ankesa, nga të cilat 140 janë gjetur në shkelje dhe platforma ka hequr 112, për rastin në fjalë vetëm gjatë kësaj jave janë përpunuar 54 ankesa, të gjitha në shkelje të legjislacionit dhe kodit të transmetimit, edhe për këtë arsye i jemi drejtuar TikTok-ut, që ka hequr deri në momentin që flasim 45 të tilla dhe 9 të tjera janë ende në shqyrtim”, tha Krasniqi.
Ndonëse ka boshllëk ligjor për monitorimin e platformave digjitale, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë nismë vullnetare në bashkëpunim me TikTok-un për fshirjen e materialeve të papërshtatshme në cenim të privatësisë, që shkaktojnë bullizëm apo fenomene të rënda sociale, ndaj fton për ankesa në ama.gov.al.
Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-10 11:57:05
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
