663.3 milionë euro ka blerë Banka e Shqipërisë në treg në gjysmën e parë të këtij viti.
Nga të dhënat konstatohet se kjo vlerë është pothuajse sa trefishi i shumës së blerë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar por më e lartë edhe nëse e krahasojmë me vitet e mëparshme.
Me blerjen e eurove , Banka e Shqipërisë synon të ndikojë në kursin e këmbimit dhe të kufizojë luhatjet e forta të tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kursi i euros do të rritet automatikisht, pasi ai ndikohet edhe nga kërkesa dhe oferta në treg.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Ndërhyrjet e bankës tregojnë se presioni nga oferta e lartë e valutës në treg mbetet i forte I ndikuar direkt nga turizmi, remitancat si dhe investimet e huaja .Aktualisht euro po këmbehet në kufitë e 92 lekëve duke pasur një rritje krahasuar me vlerën në muajt e verës ku qarkullimi I euros ka qenë më i lartë.
Blerja më e madhe e eurove është regjistruar në muajt prill dhe qershor të cilat korrespondojnë edhe me nisjen e sezonit turistik në vend. Vetëm në këto dy muaj Banka Qendrore tërhoqi nga tregu 524 milionë euro. Nga kjo shumë, 381 milionë euro u përdorën për të ndikuar në stabilizimin e kursit të këmbimit, ndërsa pjesa tjetër për rritjen e rezervës valutore të vendit.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Por çfarë do të thotë kjo për qytetarët? Kur në treg ka shumë euro, vlera e tyre kundrejt lekut mund të bjerë. Kjo ndikon drejtpërdrejt te qytetarët që marrin të ardhura në euro, por kanë shpenzime në lekë, pasi kur e këmbejnë valutën, mund të marrin më pak lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, mesatarja e blerjeve për ankand arriti në 15.9 milionë euro, nga 14.3 milionë euro në tremujorin e parë dhe 13.5 milionë euro gjatë vitit 2025.
Banka e Shqipërisë sqaron se këto ndërhyrje nuk synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në kursin e këmbimit, por të ruajnë funksionimin normal të tregut dhe të forcojnë pozicionin financiar të vendit.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-10 13:55:52
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
