Nëpunësit që duan të kryejnë veprimtari të jashtme përveç punës në Ministrinë e Arsimit duhet të marrin aprovim me shkrim nga eprori, pas verifikimit nëse është e lejueshme ose jo.
Ministrja Mirela Kumbaro ka miratuar Kodin e Etikës, ku të gjithë nëpunësit do të duhet të zbatojnë rregullat e sjelljes brenda dhe jashtë institucionit, me qëllimin për të mos cënuar imazhin e administratës.
“Nëpunësit e institucionit duhet të garantojnë se të gjitha asetet, mjetet e punës, infrastruktura teknologjike dhe bazat e të dhënave zyrtare përdoren ekskluzivisht për përmbushjen e detyrave funksionale dhe në shërbim të interesit publik. Për të siguruar paanshmërinë politike dhe integritetin e institucionit, këto burime nuk mund të vihen në dispozicion të aktiviteteve gjatë fushatave elektorale”.
Paraqitja në punë kërkohet të jetë serioze, ku nuk do të pranohet veshja ekstravagante, sportive apo makiazhi i tepruar. Gjithashtu, nëpunësi nuk duhet të mbajë veshje, simbole ose elemente të tjera që shfaqin bindje politike.
Sjellja, theksohet në letër, nuk duhet të udhëhiqet nga interesat private apo nga ndikimi politik gjatë proceseve vendimmarrëse. Nëpunësi, thuhet në urdhër, duhet të kërkojë përjashtimin kur konstaton konflikt të mundshëm interesi. Një tjetër pikë në Kod është sinjalizimi i korrupsionit, ku do të garantohet mbrojtja e konfidencialitetit të nëpunësit që raporton shkelje të ligjit gjatë detyrës.
“Nëpunësit i ndalohet të kërkojë ose të pranojë drejtpërdrejt ose tërthorazi dhurata, shpërblime, favore, ose cfarëdo përfitimi tjetër, si dhe premtime për përfitime, për veten ose për persona të lidhur me të, kur ato ndikojnë ose mund të ndikojnë, apo krijojnë perceptimin se ndikojnë, në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës ose përbëjnë, apo mund të perceptohen si shpërblim për kryerjen e saj”.
Në dokumentin e siguruar nga Top Channel specifikohet edhe se gjatë mbledhjeve me Ministrin, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit e tjerë, telefoni duhet të jetë i fikur ose në modalitet pa zë, përveç rasteve kur përdorimi i tij është autorizuar nga drejtuesi i mbledhjes. Punonjësit do të kenë mundësinë të këshillohen nga këshilltari i etikës në institucion i cili do të ketë funksion parandalues për zbatimin e standardeve të integritetit.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-11 18:40:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
