Studentët kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit menjëherë sapo ka nisur tubimi kanë gjuajtur me vezë dhe të ngjyrosën me sprej muret e godinës.
Më pas ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe thyer xhamat e dritareve.
Më tej ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”…
Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë, ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë. Ata i vunë flakën dhe disa bizneseve, si dhe i shkatërruan tërësisht.
Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, e më pas ka përdorur shkopa gome dhe ka shoqëruar protestuesit, teksa situata tensionohet herë pas here.
Raportohet për dhjetëra të plagosur, të dëmtuar lehtë apo të arrestuar. Mes të dëmtuarve edhe shumë efektivë policie.
Po ashtu autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë, po ashtu raportohet edhe për të tjerë të lënduar.
Të rinjtë kanë bërë thirrje për të mos u dorëzuar gjatë protestës. Pasi policia i shpërndau me presion uji, protestuesit u shpërndanë, por u rigrumbulluan përpara Ministrisë së Arsimit.
Tensionet vijojnë ende mes policisë dhe protestuesve, ku në gatishmëri janë forca të shumta policie dhe autobotë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë protestës së sotme, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar.
Sipas njoftimit zyrtar, disa protestues, përfaqësues të medias, efektivë policie dhe kalimtarë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 18:18:45
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
