Kaos, zjarr dhe shkatërrim në zemër të Tiranës, për të dytën ditë radhazi. Protestues të maskuar sulmuan me gurë dhe molotovë institucionet shtetërore, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një skenë shkatërrimi.
Nga Kryeministria te Kryesia e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e deri te tri ministritë, e Ekonomisë, Arsimit dhe Drejtësisë, sulmet nuk kursyen asnjë prej institucioneve.
Dhuna nisi në zonën e Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të godinës, ndërsa më pas sulme pati edhe drejt Ministrisë së Ekonomisë.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Nuk u kursyen as bizneset e vendosura në Rrugën e Durrësit, në nisje të protestës.
Policia reagoi edhe me autobotë me ujë. Në vijim, përplasjet ishin të shumta.
Protestuesit vunë në shënjestër institucionet shtetërore, bizneset private, një bankë të nivelit të dytë, si dhe shkatërruan trotuare, tabela dhe sende të tjera në qendër të kryeqytetit.
Dhuna u përshkallëzua gjatë pasdites. Protestuesit e vetëquajtur studentë sulmuan dhe shkatërruan Piramidën.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Më pas, mësynë drejt Kryeministrisë. Gjatë sulmit u përdorën molotovë, shishe me benzinë, gurë dhe sende të forta.
Flakët përfshinë edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ku u nxorën sende nga godina dhe disa prej tyre u dogjën.
Por akte vandale pati edhe në institucionet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe në Kryesinë e Kuvendit.
Rrezik për zjarr pati edhe në një nga kullat në bulevard, pasi iu vu flaka një biznesi.
Në vijim, protestuesit u larguan nga Kryeministria dhe sulmuan qendra tregtare, banka, si dhe komisariatet nr. 2 dhe 3 në kryeqytet.
Përplasjet me forcat e policisë ishin të vazhdueshme.
Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026
Kryeministria u kthye sërish në objektiv, ku iu vu flaka edhe një peme.
Uniformat blu u përgjigjën duke shpërndarë turmat dhe duke kryer shoqërime, në një nga mbrëmjet më të vështira që kryeqyteti ka përjetuar në dy dekadat e fundit./abcnews.al
Protestuesit rrethohen nga policia, largohen me vrap drejt Pazarit të Ri 2026
Tirana përjeton vitin 1998/ Kaosi dhe dhuna, te dera e Kryeministrisë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-14 21:30:22
Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
