Nuk ishte e lehtë, por nuk u turpëruan.
Futbollistët kampionë të Shqipërisë, ata të Egnatias së Rrogozhinës, morën pikën e parë në ndeshjen e parë historike të tyre në kupat e Europës.
Në “Elbasan Arenë”, aty ku ndeshja u zhvendos për shkak të protestave të ashpra në Tiranë, skuadra e trajnerit Nevil Dede barazoi 1-1 me rivalin danez, Mitjiland.
Golat u shënuan shpejt, nga Gruda për shqiptarët në minutën e 26-të dhe nga Ço për miqtë, gjashtë minuta më pas.
Natyrisht, përballja nuk ishte e lehtë për rrogozhinasit, edhe pse ata janë tri herë radhazi kampionë të vendit.
Midtjiland është një kudërshtar me shumë më tepër përvojë, me 143 ndeshje kontinentale, dhe që ka arritur vite më parë fazën e grupeve në Champions apo në Ligën e Europës, madje në këtë të fundit, ka qenë e pranishme në dy sezonet e mëparshme.
Po ashtu, Egnatia luftoi ndaj një skuadre shumë më të pasur, që vlen 107 milionë euro, dhe që ka rroga prej 12 milionë eurosh në sezon, ndërsa ekipi ynë vlen gjithsesj rreth 7 milionë euro.
Diferenca në fushë u duk, deh miqtë patën më shumë raste, ndërsa atyre iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje.
Sidoqoftë, fakti që u mbajt barazimi flet shumë.
Tashmë, të besuarit e trajnerit Nevil Dede do të luajnë ndeshjen e dytë ndaj ekipit tjetër danez, Arhus, jashtë fushe në 22 tetor./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-15 21:21:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
