Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pretendimeve se qeveria shqiptare mund të ketë rol në mbylljen apo bllokimin e llogarive në Instagram.
Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë një reagim të Blerim Gjeladinit, i cili argumenton se qeveritë nuk kanë akses të drejtpërdrejtë apo “backdoor” në sistemet e Meta-s për të mbyllur llogari sipas dëshirës.
“Tani le ta bëjnë edhe këtë patronazhist, po më parë të shohin foton3”, shkruan Rama.
Në reagimin e publikuar nga kryeministri thuhet se pretendimi se një qeveri mund të hyjë drejtpërdrejt në sistemet e Instagramit dhe të urdhërojë mbylljen e llogarive është i gabuar. Sipas këtij argumenti, kërkesat e qeverive dhe autoriteteve për ndërhyrje në platformat e Meta-s kalojnë në proces shqyrtimi.
Në postim përmendet gjithashtu “Coordinated Inauthentic Behavior” (CIB), mekanizmi që Meta përdor për të identifikuar dhe hequr rrjete llogarish që koordinohen në mënyrë joautentike për të manipuluar aktivitetin apo perceptimin në platformat e saj.
Mes arsyeve të tjera përmenden përdorimi i profileve artificiale, bot-eve, shkeljet e rregullave të platformës, privatësisë dhe të drejtave të autorit./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-03 21:02:30
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


