Shqipëria ka nënshkruar këtë të martë, 28 prill, një marrëveshje energjetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja është ldhur mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë, e cila parashikon një angazhim 20-vjeçar për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-të.
Ky projekt, me vlerë 6 miliardë dollarë, synon të forcojë sigurinë energjetike dhe njëkohësisht sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin, duke e pozicionuar Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në hartën energjetike të Ballkanit.E pranishme në event ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle e cila u shpreh se Shqipëria po luan një rol të madh në rajon sa i përket energjisë.
Gjithashtu ambasadorja theksoi edhe rëndësinë e lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe Greqisë që sipas saj kanë një bashkëpunim në rritje.
“Ka dy marrëveshje shumë të mira. Që tregon se Shqipëëria po luan një rol të madh në rajon. Mirëqënia shkon krah për krah. Qeveria shqiptare i kushton një rëndësi të veçantë energjisë. Trump ka qenë një mbeshtes i energjisë së rinovueshme. . Ndërkohë që flasim për fuqi rajonale dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri Greqi. Ato ndajnë një bashkëpunim në rritje. Kur Shqipëria e Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton. SHBA mbështesin një rajon që është më i begatë. Mbështet vizonin e Trump për një dominancë energjetike. Jam i frymëzuar nga ajo që kemi arritur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku. Për të forcuar ekonomitë tona. Zoti ju begoftë”, tha ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-28 14:03:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


